Isa Mustafa, gëzon shëndet të
plotë raporton këshilltari i tij

Isa Mustafa, gëzon shëndet të<br />plotë raporton këshilltari i tij<br>
Këshilltari i Isa Mustafës Besnik Berisha, ka deklaruar se gjendja e ish-kryeministrit të kosovës është përmirësuar pas komplikacioneve që i dha gjendja gripale.

Ish kryeministri i Kosovës Isa Mustafa raportohet se gëzon shëndet të plotë, pasi disa ditë më parë ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore dhe u dërgua për kurim në Gjermani. Por fatmirësisht e ka kaluar gjendjen  e vështirë në të cilën ndodhej.

“Gjendja shëndetësore e Mustafës është e mirë, telashet që kanë ekzistuar janë trajtuar me sukses dhe aktualisht vazhdon vetëm terapia fizikale”, tha Berisha. Sipas tij, Mustafa tashmë është duke vazhduar fizeoterapinë, ndërsa do të qëndrojë edhe për gjashtë javë në spital.

“Kthimi i Mustafës në Kosovë do të realizohet sapo të konfirmohet nga mjekët se trajtimi ka dhënë rezultatet e pritura dhe nuk është e nevojshme të vazhdohet edhe më tutje”, tha për Indeksonline Berisha. Isa Mustafa u dërgua për trajtim shëndetësor në Gjermani pasi qëndroj i shtruar për disa ditë në spital në Prishtinë. Kryetari i LDK-së dyshohej se ishte prekur nga sindoroma “Guillain-Barré syndrome”.

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar