Isa Mustafa konfirmon takimin me Albin Kurtin, pret që të ketë marrëveshje sot

Isa Mustafa konfirmon takimin me Albin Kurtin, pret që të ketë marrëveshje sot

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka konfirmuar se gjatë ditës së sotme do të takohet me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin.

Mustafa është shprehur optimist se marrëveshja me Albin Kurtin mund të arrihet përfundimisht sot.

“Jam i përkushtuar që të ketë marrëveshje sot, sepse nuk ka kuptim që të vazhdojmë kështu. Po bëjmë përpjekje”, ka thënë ai për mediat.

Takimi i sotëm i Albin Kurtit dhe Isa Mustafës, vjen pas përfundimit të afatit të ultimatumit që kreu i LDK-së i dha Lëvizjes Vetëvendosje.

Prej zgjedhjeve të 6 tetorit, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë negociuar për të arritur marrëveshjen për bashkëqeverisje por pa sukses.

Bisedimet kanë ngecur për shkak të mosmarrëveshjeve për ndarjen e posteve, fillimisht atë të presidentit dhe më pas edhe të kryeparlamentarit.

Në ofertën e fundit publike që LDK-ja i bëri Lëvizjes Vetëvendosje i ka kërkuar kësaj të fundit që të heqë dorë nga posti i kryeparlamentarit në vitin e parë të bashkëqeverisjes.

LDK-ja ka ofruar që pas një viti, kur ta ketë postin e presidentit me përfundimin e mandatit të Hashim Thaçit, t’ia kthejë postin e kryeparlamentarit Lëvizjes Vetëvendosje.

Por, Vetëvendosja e Albin Kurtit ka thënë se nuk do të heqë dorë nga posti i kryeparlamentarit të cilin e mban Glauk Konjufca.

Në ndërkohë, afati kushtetues prej 15 ditësh është duke rrjedhur pasi presidenti Hashim Thaçi e ka mandatuar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtin, si fituesi zgjedhjeve, për formimin e qeverisë.

Afati i fundit kushtetues për formimin e qeverisë në krye me Albin Kurtin është 4 shkurti.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë