PRISHTINE - Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa do të jetë sot në një interpelancë në Kuvend përballë deputetëve për të raportuar lidhur me 100 ditët e qeverisë që ai drejton.

Interpelanca e Mustafës pritet të mbahet pasdite pasi në fillimisht në Kuvend do të votohen rekomandimet për debatin parlamentar për RTK-në, zgjedhja e Avokatit të Popullit si dhe votimi i një anëtari të Këshillit Drejtues të Institutit Gjyqësor të Kosovës.

Kjo interpelancë lidhur me punën në 100 ditët e para të kryeministrit Isa Mustafa dhe programin qeverisës, është bërë me kërkesë të Kreu të Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes Glauk Konjufca, mbështetur edhe nga gjashtë deputetë tjerë.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)