Isa Mustafa:Trepça është dhe
mbetet pronë e Kosovës

Isa Mustafa:Trepça është dhe<br />mbetet pronë e Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, duke prezantuar projektligjin për Trepçën ka thënë se ky projektligj është i rëndësisë së veçantë për Kosovën.

“Me këtë duhet ta hapim të ardhmen e Trepcës. Sipas këtij ligji do të organizohet si shoqëri aksionare, ku aksionar kryesore do të jetë qeveria me 80 për qind të aksioneve”, ka thënë kryeministri Mustafa.

Ai ka thënë se projektligji për Trepçën është i rëndësishëm për vendin kështu duke rritur zhvillimin e ekonomik të vendit.

 “Trepça do të jetë një korporatë unike, por njësitë biznesore do të jenë pavarësinë e tyre. Projektligji siguron një kujdes ligjor dhe sipas praktikave ndërkombëtare për mjedisin. Pretendimet e kreditorëve do të trajtohen nga AKP, dhe Dhoma e veçantë e Gjykatës Supreme”, shprehet Mustafa.

Në fund, Mustafa ka thënë se në hartimin e këtij projektligji janë konsultuar edhe përfaqësues të Trepçës, AKP-së, ekspertë të pavarur dhe të tjerë, si dhe ekspertë ndërkombëtarë.

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri