TIRANE-  Zv/ministri i Drejtësisë Arben Isaraj akuzon Këshillin e Lartë të Drejtësisë se po shkel hapur ligjin për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë.

Deklarata vjen në pak pasi KLD hodhi poshtë me votim kërkesën e Naços për një vlerësim për herë të dytë të gjyqtarëve kandidatë për kryetar të disa gjykatave në rrethe.

Isaraj thotë se KLD po mbron gjyqtarët e emëruar nga politika e ikur me votë. "Padrejtësia, në vet Këshillin e Lartë të Drejtësisë, është kërcënim për drejtësinë kudo në Shqipëri."- thotë Isaraj.


CFARE SHKRUAN ISARAJ NE FACEBOOK

TE SHKELESH LIGJIN HAPUR

Historia e lirisë në demokraci, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit, e vendosur me ligj.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë, me ndërgjegje të plotë e publikisht, sapo i kaloi këto kufij, duke shkelur hapur ligjin “PËR ORGANIZIMIN E PUSHTETIT GJYQËSOR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”.

Ka shkelur hapur ligjin me arsyetimin e nxituar e absurd se : KLD-ja në këtë rast, po mbron pushtetin gjyqësor të rrezikuar e në “nevojë ekstreme”, nga “sulmet” e “dëmtimet” e rënda të gjyqtarëve “të komanduar” dhe jo të emëruar prej politikës që iku me votë.

Sot padrejtësia, në vet Këshillin e Lartë të Drejtësisë, është kërcënim për drejtësinë kudo në Shqipëri.

Dhe.. kur populli thotë se “peshku qelbet nga koka”, reforma në drejtësi duhet të filloi këtu, që ligjet në Shqipëri, të mos jenë rrjeta peshkatarësh që shqyhen nga peshqit e mëdhenj e ku ngecin vec peshqit e vegjël.

isaraj shillin e Lartë të


(Ne foto: Postimi i Isarajt ne Facebook)

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)