TIRANE - Deputeti socialist, Arben Isaraj argumenton idenë e hedhur nga Berisha e kërkesën e miratuar përsa i përket mbajtjes së një referendumi për votimin për 3 ligjet të refuzuar nga opozita.

“Referendumi i Saliut për miratimin e tri projektligjeve të "integrimit", po të merret seriozisht, është një përpjekje e çmendur social-politike për ndryshimin e historisë së zhvillimit të shoqërisë dhe demokracisë.

Referendumi i Saliut për miratimin e tri projektligjeve të "integrimit", po të merret seriozisht, është një greminë marramendëse që shpie veç në gjendjen e dhunës totale dhe tiranisë pakufi”, shkruan ai.

Më tej Isaraj shton se “dhe për merakun tim konstitucional, na u tha se kjo nismë është bazuar në pikën 2 të nenit 150 të Kushtetutes që thotë qartë: "Kuvendi me propozimin e jo më pak se një të pestës së deputetëve ose me propozimin e Këshillit të Ministrave, mund të vendosë që një çështje ose një projektligj i një rëndësie të veçantë të shtrohet në referendum.

"Gjykata Kushtetuese, është e vërtetë që nuk ka të drejtë të çmojë "rëndësinë e veçantë", por nuk ka as forcën ligjore-hyjnore të barazojë ‘një me tri’”, thotë Isaraj.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 02.03.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)