TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka emëruar sot ish-deputetin Arben Isaraj në postin e zv.ministrit të Drejtësisë, ndërkohë që ka emëruar prefket në qarkun e Lezhës ish-deputetin Ndrecë Deda, në Vlorë ish-deputetin Dervishi. Qato në krye të AKKP ndërsa Bakaj te AKU.
 
Kryeministri Edi Rama ka bërë emërime të reja në poste drejtorësh e zëvendësministrash, ndërkohë që ka filluar sistemi i të gjithë atyre deputetëve që në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit të këtij viti nuk u bënë pjesë e listave të kandidimit. Kështu në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Ministrave në të është bërë emërimi në detyrën e Zëvendësministër i Drejtësisë të ish-deputetit të qarkut të Vlorës, Arben Isaraj. Ndërkohë që është marrë vendimi për lirimin nga detyra të Prefektit të Qarkut të Lezhës, Pal Dajçi dhe emërimin në këtë detyrë të ish-deputetit të PS, Nrec Deda. Po dje është vendosur lirimi nga detyra i Prefektit të Qarkut të Vlorës, Eduart Veçani, dhe është emëruar në këtë detyrë ish-deputeti i legjislaturave të kaluara, Besnik Dervishi.

Njëherësh është emëruar Sonila Qato, në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, ndërkohë që ish-drejtori Avenir Peka është shkarkuar me vendim qeverie në mbledhjen e kaluar. Ëeveria ka vendosur po dje lirimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Artan Gjergji, dhe emërimin në këtë detyrë të Afrim Bakajt. Ndërkohë që janë në “lojë” postet e zv.ministrit tjetër të drejtësië, të zv.ministrit të Mbrojtjes, atij të Mjedisit, të Transporteve dhe Kulturës, të cilët më sa duket do të jenë në dizpozicion të disa prej partive aleate të PS të cilat ende nuk janë bërë pjesë e bashkëqeverisjes në nivelet e dyta dhe të treta të qeverisjes së majtë.

Ndërkohë që tre ditë më parë kreu i qeverisë Edi Rama ka emëruar dhe dy zv.ministra të tjerë, përfshirë këtu dhe kreun e G99 Ervin Meta. Ndërsa dje ka emëruar drejtues të autoritetit Portual të Durrësit ish-zv.ministrin e Jashtëm, përfaqësues i LSI Selim Belortaja. Ndërkohë pritet që deri në fundjave të përfundojë dhe sistemimi i përfaqësuesve të partive të vogla aleate, duke filluar nga PKDSH e Mark Frrokut, PSD e Gjinushit, PDS e Milos, AP e Dojakës, PSV ’91 e Koçit, AAK e Gjetë Ndojt etj, ku është premtuar që deri në fund të kësaj jave të mbyllet gjithë përfaqësimi i mazhorancës në qeverisje në këtë mandat katër vjeçar. Duke startuar me sa duket javën e ardhshme me kapacitet të plotë në qeverisjen e vendit në të nivelet e qeverisjes së saj. Peshën kryesore në të gjitha këto emërime në bashkëqeverisje e ka mbajtur PS dhe bashkëaleati i saj i madh LSI. Ndërkohë që dhe PBDNJ ka marrë 3 zv.ministra.
 
SELIM BELORTAJA
“Tre ditë më parë kreu i qeverisë Rama ka emëruar dy zv.ministra të tjerë, përfshirë këtu dhe kreun e G99 Ervin Meta. Ndërsa dje ka emëruar kreu i autoritetit Portual të Durrësit ish-zv.ministri i Punëve të Jashtme, përfaqësues i LSI Selim Belortaja”.

EMERIMET E REJA
Emërim në detyrë  të Arben Isarajt Zëvendësministër i Drejtësisë.
Lirimin nga detyra të Prefektit të Qarkut të Vlorës, Eduart Veçani, dhe emërimin në këtë detyrë të Besnik Dervishi.
Emërimin e Sonila Qato, në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.
Lirimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Artan Gjergji, dhe emërimin në këtë detyrë të Afrim Bakaj.


Nga ora 18:00-19:30 zgjati mbledhja e drejtuar nga  Kryeministri Edi Rama.

JA VENDIMET E SOTME TË QEVERISË RAMA:
1- Krijimi i Task-Forcës për marrjen e masave të ndërhyrjes emergjente për mbrojtjen mjedisore dhe rehabilitimin e territorit.

Ky vendim ka për qëllim krijimin, përcaktimin e përbërjes, të kompetencave dhe të mënyrës së funksionimit të Task - Forcës për Mbrojtjen e Territorit, si një organizëm në nivel kombëtar, në kuadër të marrjes së masave të menjëhershme për rehabilitimin dhe mbrojtjen mjedisore të territorit, nën drejtimin e ministrit të Punëve të Brendshme.

2- Emërim në detyrë të Arben Isaraj, Zëvendësministër i Drejtësisë.

3- Largimin nga detyra dhe lënien e gradës “Drejtor i Përgjithshëm” të Hysni Burgaj dhe emërimin në këtë detyrë dhe gradë të Artan Didi.

4- Lirimin nga detyra të prefektit të qarkut të Lezhës, Pal Dajçi dhe emërimin në këtë detyrë të Nrec Deda.

5- Lirimin nga detyra të prefektit të qarkut të Vlorës, Eduart Veçani dhe emërimin në këtë detyrë të Besnik Dervishi.

6- Emërimin e znj.Sonila Qato, në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.

7- Lirimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Artan Gjergji, dhe emërimin në këtë detyrë të Afrim Bakaj.

Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave u përcaktuan gjithashtu fushat e përgjegjësisë shtetërore për; Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Integrimit Evropian, Ministrinë e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Ministrinë e Mjedisit, Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Bujqësisë Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, si dhe për ministrin e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike.

Pas mbledhjes, e cila u zhvillua me dyer të mbyllura si dhe herët e mëparshme, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri pati një komunikim me mediat mbi reformat e zhvilluara deri tani në polici dhe emërimet e reja sot në drejtimin e policisë.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)