Isco divorc me Realin? Zidane:
Ka të drejtë, por unë e llogaris

Isco divorc me Realin? Zidane:<br />Ka të drejtë, por unë e llogaris
Trajneri i Realit të Madridit, Zinedine Zidane u ka dhënë të drejtë shqetësimeve të Isco-s për minutat e pakta që ka pasur në dispozicion këtë edicion.
 
"Ajo që Isco thotë është e kuptueshme, nuk ka asnjë problem këtu. Një futbollist mund të luaje 20 apo 26 ndeshje dhe kur luan shumë më pak mund të mos i pëlqeje, kjo do të ndodhë gjithmonë.
 
Ai e di që unë e llogaris dhe e pëlqej si futbollist. Por, kam 24 lojtarë shumë të mirë. Kur e ndryshon një lojtar, nuk është sepse të pëlqen dikush më tepër.
 
Besoj se tek skuadra ime, janë të 24 që mund të luajnë. Dua të luaj më tepër Marco Asensio dhe në një ndeshje u desh ta zëvendësoja me Nachon
" tha ai ndër të tjera.
 
Isco deri tani nuk ka pranuar rinovimin me Realin duke nisur negociatat me disa ekipe.
 
Ndërsa për ndeshjen nesër me Valencian u shpreh se ende nuk ka vendosur nëse do ta nisë nga minuta e parë Bale.


dy.b/shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Karrigedjegurit

Mero Baze: Karrigedjegurit