Ish ambasadori i regjimit: Assad
përdori armë kimike në Homs

Ish ambasadori i regjimit: Assad <br />përdori armë kimike në Homs
DAMASK-Ish zyrtarë të lartë sirianë akuzojnë regjimin e Asad se mund të ketë përdorur armë kimike për shtypjen e rebelëve. Gjatë një interviste për BBC ish ambasadori sirian në Irak Tarifat Nawaf pohoi se armë të tilla mund të jenë përdorur në Homs.Ish ambasadori shkon më tej kur deklaron gjithashtu se regjimi i Asad po bashkëpunon me regjimin e Al Kaedës.
Siria njihet tashmë si vend më rezerva të konsiderueshme armësh kimike cka ka rritur shqetesimet në vendet fqinjë dhe në qeveritë perëndimore në lidhje me sigurinë e këtyre armëve. Tarifat Nawaf tha gjithashtu në këtë intervistë se Asad mund të hiqet vetëm me forcë.Tarifat është politikani më i lartë që i ka dalë kundër regjimit të Asad. Ai ka mbajtur poste të larta në Partinë Baath dhe në shërbimet e fuqishme të sigurisë. Ai ka shërbyer gjithashtu si guvernator në provinca të ndryshme.
Dhuna në Siri po vazhdon të përhapet me shpejtësi ku që prej fillimit të konfliktit numërohen mbi 17 mijë viktima. (ns/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

55 mln euro të çuara dëm? Barcelona nuk regjistron dot Dani Olmon

55 mln euro të çuara dëm? Barcelona nuk regjistron dot Dani Olmon