Ish-ambsadori britanik në Serbi pro
ndryshimit të kufijve Kosovë-Serbi

Ish-ambsadori britanik në Serbi pro<br />ndryshimit të kufijve Kosovë-Serbi
Ish-ambasadori britanik në Serbi, Ivor Roberts në një intervistë për "B92" ka deklaruar se angazhohet për një politikë më realiste dhe një realitet të ri politik në Ballkan, përkatësisht në raportet diplomatike.

Në këtë kuadër, ai prezanton një mendim ndryshe për kufijtë, duke deklaruar se ata janë të ndryshueshëm, përkatësisht, se korrigjimi i kufijve në Ballkan, mund t'i kontribuojnë paqes së përhershme.

“Aty ku kufijtë krijojnë ndjenjën e pasigurisë, jostabilitetit dhe dhunës, aty kufijtë nuk kanë ndonjë funksion të dobishëm”. Ivor thotë se është për ndryshim kufijsh edhe mes Kosovës dhe Serbisë.

“Konsideroj se rajoni në veri të lumit Ibër, duhet t'i kthehet Serbisë, e disa pjesë të territorit të Luginës së Preshevës t'i kthehen Kosovës,” ndërsa shton se “është edhe për bashkim kombëtar dhe shtetëror të shqiptarëve”.

Marrë nga "RTK"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane