Ish avokatja e shtetit nxjerr blof
PD-në mbi arbitrazhin me CEZ Mandia: CEZ kërkoi me negociata 300 mln €
Mandia: Në arbitrazh fitonte 500 mln €

TIRANË- Mbledhja e radhës e Komisionit Hetimor për CEZ ngritur nga opozita për zgjidhjen me mirëkuptim të mosmarrëveshjes mes CEZ a.s dhe shtetit shqiptar është zhvilluar nën tone të nxehta. 

Ish-Avokatja e Shtetit, Ledina Mandia e cila është shkarkuar nga Avokate e Shtetit në tetor të vitit 2013 ka dëshmuar sot rreth 3 orë në komisionin e posaçëm për hetimin e CEZ.

Gjatë përgjigjes së pyetjeve, Mandija ka nxjerrë bllof Partinë Demokratike së pari në pretendimet financiare në raport me çështjes CEZ. Ndryshe nga sa ka pretenduar publikisht Partia Demokratike se shteti shqiptar e kishte të fituar një arbitrazh të mundshëm me CEZ a.s. apo se kishte të garantuara 1 miliard euro dëmshpërblim.

Ajo ka treguar se në vitin 2012 është zhvilluar një takim në Vjenë, ku kompania CEZ ka kërkuar 300 mln euro dhe daljen nga Shqipëria, ndërsa në rast se shteti shqiptar nuk pranonte, çështja shkonte në arbitrazh, ku shteti shqiptar humbte në këtë rast 500 milionë euro.

"Kompania CEZ ka pretenduar 300 milionë euro për të dalë nga Shqipëria dhe në kushtet kur çështja shkonte në arbitrazh do të merrte 500 milionë euro. CEZ thoshte që nëse ne negociojmë e lëshojmë kompaninë siç është, me një euro, kompania është e juaja ne marrim 300 milionë dhe ikim. Në qoftëse ne shkojmë në arbitrazh do të fitojmë 500 milionë euro".

Por përtej këtij detaji interesant, Mandia gënjeu para Komisionit Hetimor kur u pyet nga Kryetari Edmond Spaho i PD-së për çështjen DIA, procesi i arbitrazhit që Kastriot Ismailaj paditi CEZ Shpërndarjen për prishje të njëanshme të kontratës së mbledhjes së borxheve.
 
Mandia tha se pas ardhjes së qeverisë së re, ja kishte bërë të qartë ministrit Gjiknuri se pala çeke ishte shprehur se çështja DIA ishte problem i CEZ a.s. dhe nuk kishte lidhje me shtetin shqiptar.

Mbi këtë qëndrim, Spaho mbështeti akuzën e tij se qeveria Rama mori përsipër çështjen e arbitrazhit me DIA duke marrë një rrisk eventual. Por ndërsa u pyet se në çfarë forme ja kishte bërë të qartë këtë ministrit Gjiknuri, Mandija në cilësinë e ish-Avokates së Shtetit tha se kishte dërguar letër zyrtare ministrit bashkë me një përmbledhje të Avokatit të huaja Gharavi.
 
Ministria e Energjisë dhe Industrisë vuri në dispozicion të mediave e-mailin dhe letrat e dorëzuara nga ish-Avokatja e Shtetit Ledina Mandija me Nr.1834, Pro, Date 01.10.2013 dhe Nr.prot hyrës në Ministrinë e Energjisë Nr.239, 2.10.2013.
 
Letra të cilën mund ta shikoni dhe bashkëlidhur, në asnjë rresht të saj nuk përmend asgjë nga çështja DIA dhe asnjë pretendim të palës çeke apo shqiptare. Një deklaratë e tillë e gënjeshtërt u vu në dukje gjatë komisionit nga deputetja Blerina Gjylameti e cila i kujtoi dëshmitares Mandija se dëshmia e rreme përbën një vepër penale.



Nënkryetari i Komisionit Eduard Shalsi gjithashtu e pyeti Mandinë nëse kishte përdorur emailin e saj privat për komunikimet me persona të ndryshëm lidhur me çështjen CEZ. Përgjigja e Mandisë ishte pozitive por ajo refuzoi të përgjigjej pyetjes nëse kishte transferuar e-mailet zyrtare nga e-maili i punës tek ai privat dhe për çfarë qëllimi kishte ndodhur kjo.

Komisioni zgjati për rreth 3 orë dhe u ndërpre pasi maxhoranca u largua nga mbledhja pas debatit Shlaësi-Spaho.

Pjese nga debati i sotem ne Komisionin e CEZ

Spaho: Në fund të vitit 2012 u krijua një konflikt mes shtetit shqiptar dhe CEZ, doja të dija si u krijua ky konflikt?

Ledina Mandia: Në 4 dhjetor 2012 është bërë një takim në vjenë pazuar në një plan veprim të bërë nga avokati i çështjes. Në këtë moment është shtruar një platformë. Nga kompania CEZ është kërkuar që çështja t’i ngelej thjesht CEZ shpërndarjes, pra mos shkojë në detyrimet që kishte kompania mëmë CEZ as. Kompania CEZ kërkonte 300 milionë euro dhe daljen nga Shqipëria. Domethënë blerje të aksioneve me 1 euro nga shteti shqiptar dhe më vonë edhe likudimi prej një vlerë 300 milionë euro. Ndërsa nga pala shqiptare është shtruar në një platformë tjetër që duhet të shkonte edhe më tutje në mospërmbushjen e detyrimeve kontraktore që vinin nga kontrata e privatizimit, duke iu referuar mos, mos bërjes së investimeve, borxhit të keq, mos mbledhjes së faturave etj.

Avokati i palës shqiptare ka deklaruar aty se investimi ishte zero. Ndërsa pala ka pretenduar se përvec investimeve  kishte marrë dhe dy kredi dhe sipas tyre ishin borxhe që kishin marrë për ngritjen e komonaisë, por sipas titullarëve të institucioneve këto borxhe nuk ishin marrë për ngritjen e kompanisë pro ishin për blerjen e makibnave të luksit, për pagat e larta të zyrtarëve të larta që ishin aty.
Ndaj u kërkua zgjidhja e kontratës me DIA.
Pas këtyre diskutimeve është dërguar me shkrim edhe kundërpropozimi i palës shqiptare. Është dërguar më vonë një përgjigje nga pala çeke, por në të vërtete nuk kishte asnjë përgjigje por ka pasur deklarata në shtyp që ne do të tërhiqemi nga Shqipëria.



Spaho: Pra ÇEZ ka ndërhyrë e ka thënë që konflikti me DIA ka qenë i tyre dhe jo i shtetit shqiptar. E keni vënë në dijeni z Gjiknuri për këtë fakt?

Mandia: Patjetër. Kam pasur një takim të vetëm me z Gjiknuri, i kam bërë me dije në 1 tetor 2013 i kam dërguar në letër ministrit Gjiknurit. Ndër të tjera i kam kërkuar të adresoja kërkesën e CEZ.
Ia kam shpjeguar situatën ku ndodhej, gjithashtu i kam bërë me dije dhe detyrimet për studion ligjore në lidhje me prezantimin e rastit.
Unë e kam vënë në dijeni z Gjiknuri.

Spaho: Dmth e vutë në dijeni që CEZ ka kërkuar që konfliktin me DIA-n e kishin të tyrin dhe mos ndërhynte shteti shqiptar.

Mandia: Po ia kam bërë të ditur.

Spaho: Sepse Gjiknuri tha se çështja e DIA iu imponua nga çekët shtetit shqiptar.

Hysi: A keni mbajtur shënim me këtë një procesverbal

Mandia: Procesverbal nuk më është vënë asnjëherë në dijeni. Duhet të jetë në ministrinë e Ekonomisë. Z. Haxhinasto duhet ta ketë pasur.

Spaho: Haxhinasto më ka thënë që e ka pasur. Gjiknuri më tha nuk e kam pasur

Blerina Gjylameti: Po mirë si shkoni në takime pa letrat përkatëse. Për kafe ishit aty?

Mandia: Në bisedë e sipër me çështjen, Gjiknuri...

Gjylameti: A keni pasur detyrim ti dërgoni një shkresë z Gjiknuri apo z Rama se shteti shqiptar nuk kishte asnjë detyrim ndaj cështjes DIA

Mandia: Nuk e kam bërë

Gjylameti: Duhet t'ju kujtoj se nëse bëni dëshmi të rreme përbën vepër penale

Mandia: Po e di, faleminderit! Grupi i punës drejtohej nga Haxhinasto.

Gjylameti: Ju thoni që detyrimi është 500 milionë?

Mandia: Kompania CEZ ka pretenduar 300 milionë euro për të dalë nga Shqipëria dhe në kushtet kur çështja shkonte në arbitrazh do të merrte në 500 milionë euro. CEZ thoshte që nëse ne negociojmë e lëshojmë kompaninë siç është, me një euro, kompania është e juaja ne marrim 300 milionë dhe ikim. Në qoftëse ne shkojmë në arbitrazh do të fitojmë 500 milionë euro.

Gjylameti: Pra ka pasur procesverabal?
 
Mandia: Procesverbali nuk më është vënë asnjëherë në dijeni dhe është detyrim i Ministrisë së Energjisë.
 
Gjylameti: Propozimi i CEZ ishte që nëse shkonim në arbitrazh përfitonin 500 milionë Euro. Ju thatë që e vura në dijeni pa sjellë asnjë material që ta vërtetojë këtë, kur referoni duhet të keni pasur materialet përkatëse. Keni një material zyrtar që ju keni vënë në dijeni ministrin Gjiknuri? A keni ju detyrimin ligjor që ta dorëzonit një dokument?
 
Mandia: Unë kam pasur detyrë të bëj koordinimin e institucioneve. Ja kam ngritur si problem Ministrit.
 
Gjylameti: Kishit detyrim të lajmëronit me shkrim ministrin. Për rastin CEZ-DIA ke keni vënë ju në dijeni me shkrim?
 
Mandia: Është bërë bisedë dhe është dërguar një email.

Shalësi: Keni përdorur emailin e punës për shkembim informacionet rreth çështjes?

Mandia: Jo atë privat

Shalësi: E keni përdorur emailin privat përse?

Mandia: Për shpejtësi

Shalësi: Po keni neglizhuar emailat zyrtarë të punës. Nëse emailat tuaja zyrtare i keni transferuar tek emailat tuaj privat, ka ndodhur apo jo?

Mandia: Nuk kam përgjigje

Shalësi: Nëse kanë kaluar pse i keni kaluar?

Mandia: Nuk kam përgjigje për të parën ndaj as për të dytën

Tabaku: Kemi një letër të Garavit, që procesi ka ecur dhe pjesërisht sepse procesi po të kishte ecur nuk kishte pse të dskutohej arbitrazhi. Pra punë ishte bërë, të paktën ngjana e avokatit Garavi. A i ka kaluar ky informacion kryeministrit.

Mandia: Në memon që unë kam bërë , kam treguar për të gjitha këto. Sa më shumë kohë të kalonte aq më shumë rëndohej çështja.

Komisioni zgjati për rreth 3 orë dhe u ndërpre pasi maxhoranca u largua nga mbledhja pas debatit Shlaësi-Spaho.

Shalësi: Do të nis pyetjet me shkrim

Spaho: Ju uroj suksese në jetë

Gjylameti: Na erdhi një sms ku na thonë boll u bëtë pjesë e kësaj farse

Spaho: T’u vijë turp, jane vjedhur miliona euro.

Shalësi: Mos vazhdoni të talleni
 
Spaho:Maxhorancë që nuk përballon dot debatin

Spaho: Të mblidhemi 3 herë në javë. Shalsi: E pamundur
Edmond Spaho kërkoi që Komisioni të mblidhet 3 herë gjatë javës. Por menjëherë e ka kundërshtuar socialisti  Eduart Shalësi. Sipas tij, kjo është e pamundur.

Bashkëkryetari i Komisionit Spaho u shpreh se në 12 mbledhje, vetëm 6 janë zhvilluar ndërsa 6 kanë dështuar sepse kanë munguar anëtarët.

Por Shalësi i kujtoi se dhe kur kanë qenë prezent, më shumë janë dëgjuar fyerje ndaj dëshmitarëve.

Edhe Vasilika Hysi reagoi duke u shprehur se, e majta nuk mund të marrë pjesë në mbledhje 3 herë në javë pasi sot politika është në kulmin e debatit për reformën zgjedhore dhe angazhimet janë të mëdha. 

Hysi: Jemi ne kulmin e reformës zgjedhore e Vettingut

Spaho: Lini angazhimet e tjera, do i drejtohem Kuvendit. Kemi 12 dëshmitarë të tjerë për të pyetur, dhe jo më pak se 3 dëshmitarë në cdo mbledhje duhen thirrur. Ditën e Hënë duhet të vijë zonja Alma Hicka. U lajmërua të vinte sot, por për shkak të angazhimeve, nuk vinte dot. 

VIDEO-Mbledhja e Komisionit Hetimor për CEZ ( pjesa e 1 )


VIDEO-Mbledhja e Komisionit Hetimor për CEZ ( pjesa e 2 )


VIDEO-Mbledhja e Komisionit Hetimor për CEZ ( pjesa e 3 )
/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Marrëdhëniet me Greqinë, Hasani: E rëndësishme të mos jetë përpjekje mikrofoni por punë tavoline, duhet kujdes

Marrëdhëniet me Greqinë, Hasani: E rëndësishme të mos jetë përpjekje mikrofoni por punë tavoline, duhet kujdes