Benard Marashi, ish-banor i "Big Brother", është ngjitur mbrëmjen e të shtunës në ring, në Mynih.

Ai ka arritur të mundë kundërshtarin e tij në një ndeshje amatore me pikë ndërsa përballja e vërtetë ishte ajo e boksierit shqiptar Haxhi Krasniqi me boksierin rus Stanyslav Kashtanov.

Krasniqi arriti të fitojë takimin me pikë dhe pas vendimit të gjyqtarëve u shpall Kampion Europe.

(Benard Marashi përballë kundërshtarit të tij)