Mikela Pupa, ish-banorja e “Big Brother VIP Albania,” është bërë nënë për herë të parë.

Ishte vetë Mikela ajo që dha lajmin e bukur për të gjithë ndjekësit e saj, ku tregon se vogëlushja quhet Aura.

“Zot faleminderit që i dhe kuptim jetës time.

Një krijesë kaq e vogël që ta ngre shpirtin peshë ,të dua e vogla ime Aura 11/11/24”, shkruan Mikela në Instagram.