Mikela Pupa reagon pasi Olta Gixhari kërcënoi Efin në BBV: Jam kurioze çfarë do bësh me “As-at” nën mëngë që kanë njerëzit për ty

Mikela Pupa reagon pasi Olta Gixhari kërcënoi Efin në BBV: Jam kurioze çfarë do bësh me “As-at” nën mëngë që kanë njerëzit për ty

Mikela Pupa

Ish-banorja e “Big Brother Vip”, njëkohësisht edhe shoqja e ngushtë e Efi Dhedhes, Mikela Pupa, ka reaguar ashpër ndaj aktores Olta Gixhari, kjo pasi aktorja kërcënoi Efin se do të tregojë gjëra që di për jetën e saj jashtë BBV, gjithashtu edhe pë jetën e Kiarës.

Mikela ka vendosur ta bëjë reagimin e saj në rrjetet sociale, duke shkruar se ndihet shumë mirë që Olta është ende brenda shtëpisë së Big Brother Vip pasi publiku do ketë mundësi të "njoh fytyrën e vërtetë" të saj.  Ish-banoraj e përmbyll shkrimin e saj, duke pyetur se çfarë do të bëjë Olta me “As-et” që kanë njerëzit për të.

“Kush flet pikërisht ti moj Olta. Një femër pa karakter, manipuluese, mashtruese, një femër e ulët. Më vjen keq që po të mbajnë në atë shtëpi, por njëkohësisht më vjen dhe mirë që po nxjerr fytyrën tënde të vërtetë. Nëse mendon se po prek vajzat e shtëpisë në moral, e ke shumë gabim, kur balta vjen nga llumi nuk të bën pis. Kurioze jam çfarë do bësh me “As-at” nën mëngë që kanë njerëzit për ty”– shkruan Mikela.

Olta Gixhari ka kërcënuar edhe moderatoren Kiara Tito, në një formë indirekte nëpërmjet Luizit, duke i thënë se do i nxjërrë edhe asaj sekrete që e rrezikojnë qëndrimin në BBVA. Për këtë ka reaguar shoqja e ngushtë e Kiarës, në formë ironike nëpërmjet një posti në rrjete sociale duke thënë "çfarë di ti që nuk e di unë". 

Çfarë deklaroi Olta?

Olta ka “kërcënuar” se di shumë gjëra për Kiarën dhe Efin duke u shprehur se Tirana është e vogël dhe se me informacionet që ka mund t’i nxjerrë nga formati.

“Do i nxjerr të gjitha gjërat që di për Kiarën. Tirana është e vogël. Kam arsenal, di gjëra plot. Do i rreshtoj të gjitha për Kiarën, e di sa shumë di? Avash-avash”- tha Olta për moderatoren.

Ndërsa për Efin u shpreh: “Edhe asaj tjetrës Efit i kam gjëra, që ajo nuk e ka idenë që unë i di. Atë po të dua, me një fjali e nxjerr jashtë.”

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë