Ish bashkëshortja e aktorit De Niro kërkon 500 milionë dollarë nga pasuria e tij

Ish bashkëshortja e aktorit De Niro kërkon 500 milionë dollarë nga pasuria e tij

Gjykata Supreme e Manhatanit ka zbuluar kërkesën e ish bashkëshortes së aktorit Robert De Niro, për të marrë gjysmën e pasurisë së tij. 64-vjeçarja Grace Hightower ka kërkuar 500 milionë dollarë nga pasuria e aktorit. 

Ajo nënshkroi një marrëveshje paramartesore në 2004 ku do merrte një apartament 6 milionë dollarë, 500.000 para kesh dhe 1 milionë dollarë mbështetje nga aktori.

Por avokati i Grace, Allan Mantel argumentoi se në marrëveshje thuhet se ajo kishte të drejtën e gjysmës së pasurisë që Robert De Niro do fitonte gjatë martesës, përfshirë edhe nga 35 bizneset e tij.

Përveç karrierës në aktrim, Robert zotëron hotelin Greenëich, zinxhirët e restoranteve Nobu/Tribeca Grill, Festivalin e Filmit Tribeca dhe Canal Productions.

Çifti pas më shumë se 20 vite martesë. Ata kanë së bashku dy fëmijë, Elliot, 20 vjeç dhe Helen, 6 vjeç.

Kjo nuk është ndarja e parë për çiftin që u martua në vitin 1997. Dy vite pas martesës, De Niro paraqiti kërkesën për divorc por që nuk u finalizua kurrë.

Çifti u ribashkua, duke ripërsëritur betimet e martesës në vitin 2004. Aktori më parë ka qenë i martuar me aktoren Diahnne Abbott, nga viti 1976 deri më 1988.

Nga martesa lindi një djalë, Raphael në vitin 1976 dhe fituesi i Oskar birësoi vajzën e Abbot, Drena, nga një marrëdhënie e saj e mërparshme.

De Niro gjithashtu ka dy fëmijë me ish-in e tij, Toukie Smith, djemtë binjakë Aaron dhe Julian.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen