TIRANE - “Nuk kam asnjë lidhje me gjobën dhe akuzën që më bëhet nga prokuroria. Unë po sulmohem politikisht për shkak se jam përfolur se kam shërbyer për Sali Berishën”.

Kjo është dëshmia që Fatos Skeja, ish-bodigardi personal i Sali Berishës ka dhënë para Gjykatës së Krimeve të Rënda.

Kjo e fundit ka lënë në burg Fatos Skejën,i akuzuar për gjobvënie ndaj një biznesmeni shqiptaro-amerikan, që në fakt është kushëri i Skejës.

Skeja u arrestua dy ditë më parë nga policia e Tiranës, pasi u vërtetua nga hetimet e Prokurorisë se ai i kishte venë gjobë biznesmenit në shumën e 100 mijë dollarëve.

Në burg gjithashtu është lënë edhe bashkëpunëtori i Skejës, Gojart Loci. Ndërsa të dy personat si Skeja ashtu edhe Loci, gjatë seancës gjyqësore kanë mohuar të gjitha akuzat e ngritura ndaj tyre.


Shkrimi u publikua sot(27.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com(print)
(v.gj/shqiptarja.com)