Ish-bodigardi i Sali Berishës, Fatos Skeja dhe shoku i tij Gojard Loçi rrezikojnë të dënohet me nga tre vjet heqje lirie, për shkak të një gjobëvënie 100 mijë dollarë që i vunë një shtetasi shqiptaro-amerikan.

Gjatë ditës së djeshme Prokuroria e Krimeve të Rënda i kërkoi gjykatës shpalljen fajtorë të dy të pandehurve dhe dënimin e tyre me nga 3 vjet heqje lirie. Në dosjen e prokurorisë thuhet se më 7 gusht 2013, biznesmenit Ramazan Hima, me banim në Paskuqan, por që ushtron aktivitet biznesi në Filadelfia a në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes disa mesazheve kërcënuese, i është kërkuar të dorëzojë shumën prej 100 mijë dollarësh.

Biznesmeni i është drejtuar prokurorisë, ku ka kallëzuar kërcënimet e marra duke u vënë në dispozicion numrin e celularit të tij dhe numrin nga i cili i kishte mbërritur mesazhi kërcënues. Me vendim të Gjykatës për Krime të Rënda është lejuar përgjimi i bisedave.

Fill pas kësaj gjithçka është mirëorganizuar nga policia, e cila ka arritur të lokalizojë Fatos Skejën, duke e arrestuar atë, teksa ai u vetëdorëzua në policinë e Tiranës.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)