Doktoresha e Shkencave në Filozofi, Suela Dinëllari është bërë pjesë e LSI-së në Korçë. Ish-deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari me anë të një postimi u shpreh i kënaqur për ardhjen e saj në ekipin e tyre.

Dinëllari u bë pjese e ekipit të LSI-së në Korçë për të dhënë kontributin në mënyrë dinjitoze dhe profesionale në ekipin e tyre. Ai gjithashtu iu bëri thirrje të rinjve të bashkoheshin profesionisteve dhe ekipit të tyrë për një garanci dhe të ardhme të sigurtë.

"Nga sot Suela Dinellari Doktore Shkencash ne Filozofi pjese e ekipit te LSI Korçe. Sot, patëm kënaqësinë të mirëpresim në ekipin e LSI Korçë, Suela Dinellarin, Doktore Shkencash në Filozofi. Hapja e Lëvizjes Socialiste për Integrim vijon me njerëz intelektualë e të përgjegjshëm. Hapja e LSI është garanci për një të ardhme të sigurt të vendit. Rilindja i goditi, i përbuzi intelektualët e rinj prandaj është detyra jonë të hapemi dhe t'i përfaqësojmë në mënyrë dinjitoze. Me këtë rast i bëj thirrje të gjithë të rinjve, profesionistëve që të bëhen pjesë e LSI, dera jonë është e hapur për të gjithë", shkruan ai.