Ish deputeti heq dorë nga shpërblimi 2.5 milionë lekë: I gjithë aktiviteti im ishte dhe mbeti vullnetar

Ish deputeti heq dorë nga shpërblimi 2.5 milionë lekë: I gjithë aktiviteti im ishte dhe mbeti vullnetar

Ish-deputeti Erion Piciri

Erion Piciri, i cili për një periudhë më shumë se 2-vjeçare ishte deputet i Kuvendit, ka bërë me dije se sot ka përmbyllur me këtë institucion, edhe marrëdhënien financiare.  Vetë Piciri, përmes një postimi në rrjetet sociale, shprehet se ka hequr dorë nga përfitimet financiare prej 25 milion lekësh të vjetra, që ligji ua jep si shpërblim ish-deputetëve për një periudhë deri 3 vjeçare.

Ai thekson se gjithë aktiviteti i tij pranë këtij institucioni ishte dhe mbeti vullnetar, duke i lënë buxhetit të shtetit mbi 100 milion lekë të vjetra për ndihmat e tërmetit, biznesit dhe pandemisë.

“Mbyllja e një kapitulli, hapja e një të riu. Sot përmbylla marrëdhëniet me Kuvendin e Shqipërisë, me heqjen dorë nga përfitimet financiare prej 25 milion lekësh të vjetra, që ligji ua jep si shpërblim ish-deputetëve për një periudhë deri 3 vjeçare. I gjithë aktiviteti im pranë këtij institucioni ishte dhe mbeti vullnetar, duke i lënë buxhetit të shtetit mbi 100 milion lekë të vjetra për ndihmat e tërmetit, biznesit dhe pandemisë. Nga sot më i lirë, filloj të mendoj për rikthimin në botën universitare dhe angazhimeve të tjera në hapësirën publike”, shkruan ish-deputeti Erion Piciri.

Erion Piciri mori mandatin e deputetit nga lista e PD pasi Partia Demokratike dhe LSI lanë mandatet në Kuvend. 

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Luan: 20/09/2021 15:59

    Bravo

    Përgjigju
    • Vicidoli: 20/09/2021 16:40

      Rrnofte Birisha

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë