Ish-deputetja e PD-së Jorida Tabaku denoncon sërish rastin e shkollës ’Sami Frashëri’: Nuk punohet! Nuk ndërtohet!

Ish-deputetja e PD-së Jorida Tabaku denoncon sërish rastin e shkollës ’Sami Frashëri’: Nuk punohet! Nuk ndërtohet!

Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku

TIRANË- Ish- deputetja e PD -së Jorida Tabaku denoncon sërish rastin e shkollës ‘’Sami Frashëri’’, ku sipas saj punimet për të rindërtuar godinën nuk vazhdojnë. Sipas saj, e gjitha është një fasadë e kësaj qeverisje, pasi sapo fiken kamerat mbyllet edhe puna. 

"Tërmeti dhe pandemia grisën fasadën e qeverisë dhe botën imagjinare që kish ndërtuar propaganda! Dhe në fatkeqësi e kanë mendjen te propaganda dhe vjedhja. Shkolla “Sami Frashëri” është shembulli më i mirë se si punojnë e mendojnë, se si e konsiderojnë pronën private dhe atë publike si çiflig të tyre, se si manipulojnë shqiptarët përpara kamerave duke gënjyer se punohet dhe sapo ato fiken puna ndalon. E gjitha në funksion të mbulimit të vjedhjes së taksave të shqiptarëve. Betejën mes propagandës dhe fakteve e fiton gjithmonë e dyta, pasi tregon të vërtetën. Asnjë regji qendrore apo video 3D nuk mund të çbëjë të vërtetën se tek shkolla Sami Frashëri nuk punohet. Fadromat ndizen vetëm kur i nevojiten manipulatorit Veliaj për të bërë foto", shprehet Tabaku. 

E njëjta akuzë qëndron edhe për punimet për lagjen e re në '5 Maj'. 

"Pamjet që shihni tregojnë se as në zonën e bllokut “5 Maji” nuk punohet ndonëse kryemanipulatori Rama e transmetoi live në televizionin e tij privat se po ndërtohet. Sot thuajse një javë mbas nuk punohet në asnjë kantier sepse qeveria dhe krybetonieri Veliaj nuk kanë vullnet dhe as dëshirë të ndihmojnë shqiptarët. Ato kanë vjedhur taksat e shqiptarëve gjithë këto vite dhe tanimë nuk u ka mbetur asgjë përpos se gënjeshtrat dhe manipulimet. Nuk punohet! Nuk ndërtohet", shkruan Tabaku. 

E.M./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • F-35: 02/11/2020 14:43

    Vari instrumentin!

    Përgjigju
  • dibran: 02/11/2020 14:19

    .....Jori !!!! Po ti moj xhan ke ngrehur cadren tek shkolla ???? Nuk do te ndertohet aty! Rri e qete!!!!Ne Paskuqan,, Jori, ne Paskuqan! Atje do te ndertohet! ....Nuk e degjove??? E tha PATRIOTJA ime, Mona!!!! Hiqe cadren qe aty!.Mos rri kot!!!

    Përgjigju
  • Lavire Monika: 02/11/2020 13:24

    E kam thene une aty do ndertohen pallate Sami Frasheri do ndertohet ne Paskyqan

    Përgjigju
  • BALONA TABAKE: 02/11/2020 13:14

    Doli balona tabake goca e kryehajdutit. Doli kjo balon tabake pa terezi tu lef njëher kta qenefet e partis wc pd dolën e than që kjo shkoll do shkoi në paskuqan tani thon s'punohet me një fjal vetëm të lefin hum hum hum por se çfar thon s'ka rëndësi.

    Përgjigju
  • Babale: 02/11/2020 13:12

    Babale Tabaku ... bythbardhaku

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali