Ish- deputetja e PD-së ironi me Lleshajn: Sandër helmi 'na nderoi' sot me vizitën e tij në Lezhë! Tentoi të fyejë inteligjencën tonë

LEZHË- Ish-deputetja e Partisë Demokratike,  Lindita Metaliaj ka replikuar në distancë me ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, lidhur me vizitën e tij në repartin e zjarrfikëseve në Lezhë.

"Propagandë", "mashtrim", "tallje" e quan Metaliaj vizitën e Lleshajt në këtë repart, sipas së cilësh ndryshe nga sa pretendon ministri, është lënë në harre prej vitesh. Bashkangjitur deklaratës së saj, Metaliaj ka publikuar disa video se si Lleshaj ka bllokuar trafikun për orë të tëra për vizitën e tij. 

Deklarata e plotë
Sandër helmi “na nderoi” sot me vizitën e tij në Lezhë! Propaganda e turpshme dhe e neveritshme vazhdon! Pasi bllokuan trafikun për orë të tëra në të gjithë qytetin, tentojnë të tallen duke fyer inteligjencën e lezhjanëve. Harrojnë shërbëtorët e Ramës që po qeverisin prej 7 vitesh tashmë dhe se ky është ministri i tretë “shembullor” i narkoqeverisë Rama! Sandër kimiku vizitoi shërbimin e zjarrfikëses në Lezhë dhe i sapo zbrituri nga hëna konstatoi (fjalët e tij ):

-S'kemi ndonjë gjë të bukur për të treguar sot!
-Shërbimi i zjarrfikëses është lënë në harresë për shumë vite!
-Kujtohemi në mëngjes për këtë shërbim!
-Unë e kam vendosur në top prioritet në letër shërbimin zjarrfikës ,dhe duam të bejmë nje stacion të këtij shërbimi me standarte Europiane!!!!!!!

Ku ishe ti Sander ndërkohë?? Nuk të vjen turp të tallesh dhe të mashtrosh lezhjanet?? Harruat që po qeverisni prej 7 vitesh ,apo ishit të zënë me blerjen e gazit për të helmuar protestuesit paqësore në bulevard? Apo ishe i zënë me prishjen banditeske të teatrit në 4 të mëngjesit, ku angazhove 1500 uniforma blu, forcat shqiponja, FNSh, Renean etj për të dhunuar artistët,intelektualët , përfaqësuesit e opozitës, gazetaret,qytetarët etj Turp për ty dhe shefin tënd që mendoni që propaganda do t’ju nxjerrë nga llumi ku jeni zhytur! Ditëve tuaja po ju vjen fundi! Shqiptarët nuk harrojnë!

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Artan: 27/05/2020 05:10

    "Ironi" Shqupi, jane te shquar keta te PDhit per ironi

    Përgjigju
  • Cim tironci: 27/05/2020 00:47

    SH LINDITA E KA THENE GABIM SANDER MAFISHJA I THERRITET LLESH. L H L. lende helmuese luftarake qe ky I pa udhe helmoje gjysmen e tirones

    Përgjigju
  • Muhameti: 26/05/2020 21:39

    Çfare fjalori qe perdor ne komunikim, çfare edukate dhe kulture, sa urrejtje dhe fyerje. Turp!

    Përgjigju
  • sifi: 26/05/2020 21:11

    Sander Lleshaj eshte nga ministrat me te mire qe ka pas Shqiperia keto 30 vjet dyke e kthyer policine ne mbrojtje te ligjit dhe popullit.,Sa per gazin kimik e ka ble qeveria juaj dhe eshte perdor ne mbare BE kur ka turma protestuesish te dhunshem me molotov dhe kapsolla

    Përgjigju
  • WTF: 26/05/2020 20:40

    Ironia eshte qe ju quani ofendimin e nje gojeshthurure ironi!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë