Ish deputetja Floida Kërpaçi thyen rrethimin e policisë! Tentojnë të shoqërojnë, nuk i lejon (VIDEO)

Ish deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi thyen rrethimin e policisë duke hyrë me tyre. Kjo pa sjellë reagimin e forcave të rendit që kanë tentuar ta shoqërojnë Kërpaçin në komisariat, por ajo nuk i ka lejuar.

Kamerat kanë fokusuar tensionin dhe rezistencën e saj për të mos i lejuar. Pas disa minutash përplasje dhe refuzimi me efektivë të ndryshëm të policisë së shteti, ajo është lënë e lirë.

Kërpaçi vijon të qëndrojë mes efektivëve të policisë përtej gardhit të lejuar, ndërsa efektivët janë në monitorim të vazhdueshëm të lëvizjeve të saj.

"Nuk kam frikë. çfarë të bëj të hesht? Nuk është koha për të heshtur. Unë jam studente mjeke, dhe jam krenare, i bëj thirrje studentëve të bashkohen. Ky është një i çmendur që do të çmendë të gjithë. Trajton popullin si dele. Këta që vendosin gjoba. Shteti dhe qeveria shihet si i zbaton vetëm rregullat. Ja shihe Policinë, çfarë rregulli i ka dhënë, është një mashtrim i madh. Na zvarritën, na nëpërkëmbën, na dhunuan. Guxojnë dhe na ofendojnë pas kamerave”, tha Kërpaçi.


Lajmi kryesor:

Teatri u shemb! 12 orë tension, përplasje dhe gaz lotsjellës! Budina: Shihemi nesër në 16:30! PD-LSI: Do jemi dhe ne në shesh


I.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Incidenti në Detin Baltik, NATO do të rrisë praninë në rajon

Incidenti në Detin Baltik, NATO do të rrisë praninë në rajon