TIRANE- Ish-drejtori i “CEZ Albania” Josef Hejsek është thirrur në gjykatën penale për procesin gjyqësor që po zhvillohet në ngarkim të administratorit të kompanisë 'DIA', Kastriot Ismailaj.
Ka qenë avokati i administratorit të 'DIA'-s, Kastriot Ismailajt ai që ka kërkuar dëshminë e Hejsekut.
Kryetari i Komisionit Hetimor për privatizimin e OSSH-së Taulant Balla nga ana tjetër kërkon që Hejsek të vijë të dëshmojë dhe në komision për abuzimet gjatë këtij procesi.
“I kërkojmë shtetasit cek Josef Hejsek te paraqitet ditën e hënë ora 10:00 në Komisionin Hetimor Parlamentar.
Hejsek është person qe ka dijeni dhe i përfshirë në cështjet nën hetim nga Komisioni” shprehet Balla.
Jozef Hejsek është thirrur dhe herë të tjera nga gjykata për të dëshmuar, por asnjëherë nuk ka marrë pjesë.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com