GREQI - Ish-drejtori ekzekutiv i Hellenic Post Bank (TT), i kërkuar për funksionin e tij në çështjen e bujshme të mashtrimit, u arrestua sot në aeroportin e Athinës, pas kthimit nga Turqia, njoftuan burimet gjyqësore. ”Anguelos Filippidis do të transferohet në Prokurorinë e Athinës”, njofton i njëjti burim.
Ai u arrestua në janar në Stamboll dhe u mbajt në paraburgim për tre javë nga një mandat ndërkombëtar vijuar nga procedurat penale të nisura ndaj tij nga drejtësia greke për dhënien e kredive të lehtësuara pa garanci prej disa milionë eurosh akorduar biznesmenëve në Greqi.
I akuzuari i ka mohuar këto akuza duke theksuar se kreditë janë miratuar me vendime të marra në unanimitet nga bordi i drejtorëve të bankës. Njëzet e pesë persona në total janë përfshirë nga hetimi në kontekstin e këtij skandali, mes së cilëve edhe Anastasia Sakellariou, ish-drejtuese e bankës, aktualisht drejtoreshë e Fondit Helenik të Stabilitetit Financiar.
Hetimi nisi pas zbulimit të mungesës prej 400 milionë eurosh në llogaritë e TT-së.
Marrë nga ATSH
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com