Ish-drejtori i Juventusit: Gjynah që
nuk fituam, Partizani nuk ka sulmues

Ish-drejtori i Juventusit: Gjynah që<br />nuk fituam, Partizani nuk ka sulmues
Luciano Moggi, këshilltari i ri i presidentit të Partizanit, Gaz Demi ka folur për mediat pas ndeshjes me Kukësin, e cila përfundoi në barazim 1-1.
 
Menaxheri i njohur italian, ish-drejtori i Juventusit u shpreh se Partizani e meritoi fitoren, por nuk ka një lojtar që të dërgojë topin në rrjetë.
 
Mendoj se këtij Partizani i mungon dikush që të çojë topin në portë dhe duhet gjetur ai.
 
Ekuban është një lojtar shumë i mirë teknikisht, por nuk e gjuan shumë portën.
 
Krijon hapësira që mund të shfrytëzohen nga shokët e tij, por për të duhet një pykë
”tha ai.
 
Më pas italiani u ndal edhe te ndeshja duke e analizuar. “Kam parë edhe ndeshjen tjetër që Partizani e  fitoi 2-1.
 
Me Kukësin ishte një ndeshje e mirë të cilën Partizani meritonte ta fitonte, por kur topi nuk do të hyjë…
.” deklaroi Luciano Moggi. 



dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

 Të paktën 19 të vdekur dhe 'shumë të zhdukur' nga përmbytjet në Bosnje

Të paktën 19 të vdekur dhe 'shumë të zhdukur' nga përmbytjet në Bosnje