Ish e dashura e Balotellit "e dashuruar" me Era Istrefin

Fanny Negusha është ish e dashura e Mario Balotellit të cilët tashmë janë ndarë pasi ishin premtuar edhe për martesë.

Fanny duket se është një fanse e madhe e Erës pasi ka postuar foton e saj në Instagram duke shkruar që i pëlqen shumë make-upi i saj.

Ndërkohë, modelja shkruan që po kalon një të dielë me Erën, ndoshta duke nënkuptuar që mund të kenë qenë në bisedë virtuale.



Jo më larg se në fillim të kësaj jave revista amerikane “V” i ka dedikuar një artikull këngëtares 19-vjeçare duke e quajtur Rihanna shqiptare dhe mbretëreshë e muzikës pop.

Era dallon për stilin e saj të veçantë dhe pa komplekse në klipe dhe në faqet zyrtare sociale.

Fanny Negusha kishte treguar edhe më parë interes për muzikën e Erës ku kishte postuar një pjesë të klipit të parë “Mani për Money” në Instagram.



(Fanny Negusha)

Redaksia Online               
(g.m/shqiptarja.com)
 
 

1/2
/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD s'do njoh asnjë tender deri në 15 maj 2025! Zotohem që ai projekt s'do ndodhë kurrë

Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD s'do njoh asnjë tender deri në 15 maj 2025! Zotohem që ai projekt s'do ndodhë kurrë