Ish-futbollisti i kombëtares, Altin Lala
sfidon Ronaldon e Messin për fitime

Ish-futbollisti i kombëtares, Altin Lala<br />sfidon Ronaldon e Messin për fitime
Altin Lala nuk luan më futboll. Fatkeqësisht, ish-kapitenin e kombëtares shqiptare nuk mund ta shohim qoftë edhe pak metra larg fushës, duke drejtuar nga stoli i trajnerit. Siç ka shpjeguar ai vetë, kjo thjesht nuk ishte punë për të. E kështu, asistin e fundit Lala ia ka bërë vetes, duke u përfshirë në botën e biznesit.

Tani atë e sheh duke u marrë me … shampo dhe sapunë. E papritur, në fakt, por kjo është “një karrierë e dytë e një lloji krejt tjetër”, shkruan “Welt”, e përditshmja gjermane e cila i ka dedikuar një shkrim të veçantë ish-mesfushorit të Hannover-it, aty ku ai shkroi historinë dhe sot e kësaj dite trajtohet si legjendë e klubit. “Ishte nëntori i vitit 1991, një vjeshtë e ftohtë në Naubus. Djaloshi po ngrinte nga i ftohti. Në çantë kishte vetëm 20 marka dhe 20 franga zvicerane.

Emigranti i ndrojtur shpresonte për një jetë më të mirë, për një të ardhme në Gjermani. Studimet për mekanikë nuk i kishte mbyllur akoma, por ai dinte të luante mirë me këmbë”, – kujton “Welt” për të kaluarën e Lalës, e cila ishte një dramë e vërtetë në kampin e refugjatëve. (Realitet aktual, fatkeqësisht, edhe në vitin 2016!) “Nëse do të më thonin ta bëja sërish atë rrugë, nuk do ta bëja. Është shumë e vështirë”, shprehet Lala.

Gjithsesi, tani gjithçka ka kaluar. “Ustai” i mesfushës është babai i një djali 15-vjeçar dhe i një vajze tre vjet më të vogël. 25 vjet më vonë, jeta e tij ka ndryshuar tërësisht. Ai merret me biznes dhe madje është shumë i suksesshëm. Lala bashkëpunon me biznesmenin Dirk Rossmann, me të cilin ka një një rrjet dyqanesh, disa farmaci dhe produkte kozmetike, të gjitha me etiketa në gjuhën gjermane.

“Është normale. Çdo gjë ‘made in Germany’ shet”, – shpjegon Lala, i cili vjet regjistroi një rekord të xhiros vjetore: 16-17 milionë euro, shifër që jemi mësuar ta lexojmë në bilancet e firmave të Cristiano Ronaldo-s apo Lionel Messi-t. Lala merr 25% të fitimit dhe me kolegun e tij ka 160 të punësuar. Natyrisht, ai ka shumë stres, sepse – në fund të fundit – punon në Shqipëri. “Unë pi dhjetë kafe ekspres në ditë dhe natën fle me sytë hapur”, – rrëfen ish-kapiteni kuqezi me gjysmë shakaje./Telesport

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Gara mbarëkombëtare, mbyllet pas 8 ditësh festivali i shahut në Vlorë! Risia e sezonit, presidenti Dervishaj: Ka vajza shumë të talentuara

Gara mbarëkombëtare, mbyllet pas 8 ditësh festivali i shahut në Vlorë! Risia e sezonit, presidenti Dervishaj: Ka vajza shumë të talentuara