Ish futbollisti i Skënderbeut pëson
atak kardiak, humb jetën në fushë

Ish futbollisti i Skënderbeut pëson<br />atak kardiak, humb jetën në fushë
Një tjetër tragjedi ka goditur botën e futbollit.
 
Ish futbollisti i Skënderbeut të Korçës, Bernardo Ribeiro është ndarë nga jeta në moshën 26 vjeçare, si pasojë e një ataku kardiak.
 
Gjatë një ndeshje miqësore të ekipit të tij në Brazil, Ribeiro është rrëzuar papritur në fushë. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të ekipit të mjekëve, ai nuk ka mundur t'i rezistojë goditjes në zemër.  
 
Ai ishte pjesë e ekipit të Skënderbeut në sezonin 2011-2012, ku u shpall edhe kampion me ujqërit e dëborës.
 
Pas lajmit për ndarjen nga jeta të futbollistit të Skënderbeut Bernardo Ribeiro, ka reaguar edhe klubi korçar.
 
“Sot është ndarë nga jeta ish futbollisti i Skënderbeut Bernardo Ribero në moshën 26-vjeçare si pasojë e një ataku kardiak gjatë një ndeshje miqësore në Brazil. Ribeiro ishte pjesë e familjes bardhekuqe në sezonin 2011-2012 ku arriti të shpallet kampion i Shqipërisë. U prefsh në paqe Bernardo”, shkruhet në një postim të klubit të faqen zyrtare në Facebook. 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Arsyeja e dhunës ndaj Milva Konomit dhe pronarëve të lokaleve të Tiranës?

Ylli Pata: Arsyeja e dhunës ndaj Milva Konomit dhe pronarëve të lokaleve të Tiranës?