Ish-gardisti edhe biznesmen në
Tiranë, ja dokumenti
Ish-efektivi i Gardës së Republikës Fatos Skeja rezulton edhe biznesmen në Tiranë. Që nga 14 marsi i vitit 2008, Fatos Skeja, rezulton ortak me 8% të aksioneve në kompaninë “TREVI Group”.
TIRANE- Ish-efektivi i Gardës së Republikës Fatos Skeja rezulton edhe biznesmen në Tiranë, e kryesisht në sektorin e ndërtimit. Që nga 14 marsi i vitit 2008, Fatos Skeja, rezulton ortak me 8% të aksioneve në kompaninë “TREVI Group”. Sipas një dokumenti që vërteton këtë fakt, esktraktit të regjistrimit të kësaj firme në QKR, rezulton se aktiviteti i kompanisë ka të bëjë kryesisht me punime dheu, sistemime, ndërtime civile, vepra arti, tregti artikuj të ndryshëm, etj.
Ndërkaq, aksionerë të tjerë në këtë kompani përmenden edhe Kujtim Hasa, Dritan Avllaj, Ylber Cami dhe “Vision Construction”.
Përveç kësaj, emri i Fatos Skejës del si aksioner në të famshmin projekt ndërtimi tek “Liqeni Artificial” i Tiranës, projekt i cili u bë mollë sherri disa kohë më parë mes PS-së e PD-së, ku kryetari i kësaj të fundit ishte njëherazi edhe ish-kryeministri Sali Berisha.
Fatos Din Skeja, me detyrë oficer i Gardës së Republikës pranë Degës së Personaliteteve njihet edhe si shofer i familjes së Shkëlzen Berishës.
Ndërsa, pas ngjarjeve të “21 janarit” u akuzua nga vëllai i njërit prej viktimave, si ndërmjetësues për vizitën e Sali Berishës në familjen Deda.
Ish-gardisti edhe biznesmen në Tiranë, ja dokumenti
Sondazhi i ditës:
Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?
-
Normale
13%
-
Korrupsion
82.7%
-
Nuk e di
4.3%
Vota total: 2195
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Austin: SHBA-ja është e shqetësuar me përshkallëzimin mes Izraelit dhe Hezbollahut
20 Shtator, 22:46
-
Ministria kërkon 2 mln euro garanci sovrane për fermerët, sektori i Bujqësisë është më pak i financuari nga bankat
20 Shtator, 22:37
-
Greqi/ Shkolla përjashton 10 vjeçaren shqiptare! Babai nuk pranoi, drejtoresha thërret policinë! Ja arsyeja
20 Shtator, 22:37
-
Kineastë dhe gazetarë të njohur nga Britania dhe Gjermania 'zbarkuan' në arkivin e ish-Sigurimit të Shtetit
20 Shtator, 22:20
-
Vuçiç nxjerr ushtrinë në rrugë dhe kërcënon: Serbia është e para ose e dyta më e forta në Europë
20 Shtator, 22:09
-
Michel Platini jep propozimin revolucionar: Futbolli të luhet me 10 lojtarë, jo më me 11
20 Shtator, 22:03
-
Anketimi, votuesit thuajse të njëjtën mbështetjeje për kandidatët Trump e Harris lidhur me ekonominë
20 Shtator, 21:43
-
Vizita në SHBA, Osmani merr pjesë në akademinë ushtarake West Point
20 Shtator, 21:20
-
Eksodi me Anijen Legend Panama, ose jetë mes 2 eksodesh! Fatos Berberi, Esencë
20 Shtator, 21:10
-
Ndalimi i importeve nga Serbia mund të ketë pasoja për Kosovën
20 Shtator, 21:06
-
Shqipëria turistike me 2 aeroporte të reja/ Ekspertët: Ai i Vlorës do sjelli vizitorë nga Kina dhe Japonia! Gjirokastra, ideale për udhëtimet e biznesmenëve
20 Shtator, 21:01
-
Frutat e vjeshtës, ja përse duhet t’i konsumoni
20 Shtator, 20:44