Të jesh futbollist, të jesh djalë nga Tirana, çapkën po ashtu, të ndodh që të dashurohesh edhe me vjazën e një ambasadori. Në ditët e sotme nuk është çudi, por po të flasim për vitet 1980 kjo ishte e papranueshme. Aq shumë sa rrezikohej jeta, jo vetëm e një individi por e të gjithë familjarëve të tjerë.Flasim për vitet '80 kur Perikliu njohu në palzhin e Durrësit Nesin, vajzën e ambasadorit francez me të cilën u dashurua pafundësisht. "Nuk ka një ligj që të thotë kë të dashurosh" shprehet ish i burgosuri politik Perikli Shqevi. U bënë plot 15 ditë që është në grevë urie për të drejtën e tij, pasi ka marrë vetëm këstin e parë prej 7 milionë lekësh, nga ai këst qëveria nuk i ka dhënë më asnjë qindarkë.
Nga të gjithë ish të burgosurit politik ju jeni i vemti që jeni dënuar prej dashurisë. Më tregoni pak si lindi historia juaj e dashurisë me vajzën e ambasadorit francez?
Çdo fundjavë shkonim tek lokal " Breshka" në Durrës dhe ndërkohë në bregdet luanim futboll. Duke qenë se durrësakët i konsideronin të fortë në rërë ne shkonim luanim për qejf, vendosnim baste bashkarisht me shokët dhe në fund hanim drekë. Duke luajtur me cunat topi del jashtë dhe hidhet në prehërin e një vajze. Një nga shokët e m'i shkoi për ta marrë topin. Ajo nuk ia jep dhe i flet në gjuhën frënge. Kthehet dhe thotë që nuk e kuptova se ç'po fliste, pasi nuk fliste shqip. Ndërsa po na tregonte, unë shkoj dhe i flasë në shqip ju lutem "a mund të më jeni pak topin"? Ajo ngrihet dhe thotë " Po çfarë jeni ju që luani në rërë edhe në plazh nuk të lini rehat të luani". Ndërkohë që topin e hedh në det. Unë i buzëqesh duke i thënë që ia vlen të mbytesh ne det për ju.
Në cilin vit daton historia juaj me Nesin?
Qershor 1981, kur unë jam njohur me të dhe kam ndenjur deri ditën e dielë 23 gusht kur më arrestuan tek lokal "Breshka". Kur mbaruam ndeshjen unë mendova se kishte ikur por jo, ajo ishte aty. Filluam të bisedonim nga ai moment takoheshim dhe të dilnim shpesh.
Si ishte jeta juaj para se të njihnit Nesin?
Ishte e njëjtë sepse në natyrë mbeta ky që jam edhe sot, por e vetmja gjë që m'u shtua përveç dashurisë që ndjeja për të, ishin rojet e sigurimit të cilët i kishim nga pas kudo që shkonim. Edhe shokët e mi kur dëgjuan dhe shihnin që dilja shpesh me të, më thonin që të hiqja dorë. Ndërsa unë i përgjigjesha " nuk ka një ligj që të më ndalojë ta dashurojë", sot është normale që të dashurosh një njeri me ngjyrë të zeze, në atë kohë kemi qenë të kufizuar për shumë gjëra.
Si iu është dukur ajo, duke qenë se ishte dhe jo shqiptare?
Për mua ishte inteligjente dhe me botë shumë ndryshe nga mentaliteti ynë i atyre viteve. Ndonjëherë ndihesha inferiorë pasi ajo vinte nga një familje aristokrate franceze. Gjatë shëtitjeve tona ne flisnim për Bitëllsat, Çelentanon apo për figura të tjera të shquar që në Shqipëri nuk lejohej të flitej. Në fillim nuk i thashë asgjë por më vonë ia shpjegova që këtu nuk lejohej që të ishim të dashuruar së bashku, të dilnim shëtitje, të pinim kafe. Ajo këtë nuk e pranonte kurrsesi. Edhe faktin që më arrestuan nuk e pranonte duke ardhur një javë rresht më kërkonte tek shtëpia derisa i thanë që isha dënuar shumë vite në burg. Vetëm ditën e parë nuk e pikasi sigurimi i shtetit që unë dilja me vajzën e ambasdorit,por ditët e tjera nuk shpëtuam dot. Ata na ndiqnin si hije dhe shihnin çdo lëvizje tonën, e megjithatë unë pranova të rrezikoja jetën time.
Po prindërit e saj a ishin dakord për lidhjen tuaj?
Po ata nuk e kishin problem fare që vajza e tyre ishte lidhur me një shqiptar. Ne mblidheshim së bashku dhe luanim një lojë që quhet "Muku" ,me to ishte vështirë të komunikoje me kulturën që kishim por e shihnin si diçka normale shoqërin time me vajzën e tyre. Aq sa kur më kanë arrestuar mua, mamaja e Nesit ka dashur të takojë Enver Hoxhën. E shihnin shumë pozitivisht faktin që vajza e tyre kishte një djalë që i bënte shoqëri, e ndërsa isha në këto kushte kisha përpara armikun më të madh shtetin i cili më dënoi plot 10 vite në burg.
Kur dolët nga burgu në 1991 u interesuat për Nesin?
Kur kam dalë nga burgu në hotel "Dajti" jam takuar më të dërguar nga ambasada franceze, duke më kërkuar që të zgjidhja nëse doja të studioja në Francë dhe për çfarë. Unë e refuzova ofertën dhe zgjodha të shkoja në Korfuz, ku jetoj aktualisht me familjen time.
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të së përditshmes SHQIPTARJA.com
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com