Tregtia e jashtme e Kosovës në vitin 2025 arriti nivele të larta – me 7 miliardë euro importe dhe 859 milionë euro eksporte. Shqipëria dhe Gjermania mbeten partnerët kryesorë tregtarë të vendit.

Tregtia e jashtme e Kosovës gjatë vitit 2025 ka arritur shifra të larta, me gjithsej 7 miliardë euro importe dhe 859 milionë euro eksporte, sipas të dhënave të Doganës së Kosovës të publikuara nga Instituti GAP.

Në anën e eksporteve, Kosova ka shitur mallra në vlerë prej 859 milionë eurosh, ku Shqipëria renditet si partnerja kryesore me 159 milionë euro.

Pas saj vjen Maqedonia e Veriut me 137 milionë euro, ndërsa Gjermania zë vendin e tretë me 102 milionë euro.

Në pesëshen e parë përfshihen edhe Zvicra me 95 milionë euro dhe Serbia me 61 milionë euro, ndërsa pjesa tjetër e dhjetëshes plotësohet nga Mali i Zi, Turqia, Italia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Franca.

Këto të dhëna tregojnë se tregjet e rajonit, veçanërisht Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, mbeten destinacionet më të rëndësishme për produktet kosovare, ndërsa eksportet drejt Gjermanisë dhe Zvicrës po rriten me ritëm të qëndrueshëm.

Në anën tjetër, importet e Kosovës për vitin 2025 arritën në 7 miliardë euro, me Gjermaninë që këtë vit del në krye të listës me 1 miliard euro mallra të importuara.

Në vendin e dytë është Turqia me 929 milionë euro, e ndjekur nga Kina me 920 milionë euro. Më pas vijnë Italia (368 milionë euro), Maqedonia e Veriut (350 milionë euro) dhe Shqipëria (286 milionë euro).

Në dhjetëshen e parë përfshihen gjithashtu Greqia, Polonia, Serbia dhe India, me vlera që variojnë nga 279 deri në 185 milionë euro.

Sipas analizës së Institutit GAP, struktura e partnerëve tregtarë mbetet e ngjashme me vitet e kaluara, por me disa ndryshime në renditje – ku Gjermania ka marrë pozitën e parë në importe, ndërsa Shqipëria vazhdon të kryesojë në eksporte.

Këto të dhëna pasqyrojnë varësinë e lartë të ekonomisë së Kosovës nga importet, por edhe rritjen graduale të eksporteve drejt vendeve të rajonit dhe Bashkimit Evropian.

Eksportet e Kosovës gjatë vitit 2025 arritën në gjithsej 859 milionë euro, duke shënuar një rritje të lehtë krahasuar me vitet paraprake.

Në krye të listës së partnerëve më të mëdhenj tregtarë të vendit renditet Shqipëria, me vlerë eksportesh prej 159 milionë eurosh, duke e ruajtur pozitën e parë nga viti 2024.

Eksportet – gjithsej 859 milionë €

Shqipëria – 159 mln €

Maqedonia e Veriut – 137 mln €

Gjermania – 102 mln €

Zvicra – 95 mln €

Serbia – 61 mln €

Mali i Zi – 56 mln €

Turqia – 33 mln €

Italia – 28 mln €

Shtetet e Bashkuara të Amerikës – 23 mln €

Franca – 20 mln €

Në anën tjetër, importet e Kosovës për vitin 2025 arritën në 7 miliardë euro, me Gjermaninë që këtë vit del në krye të listës me 1 miliard euro mallra të importuara.

Importet – gjithsej 7 miliardë €

Gjermania – 1 miliard €

Turqia – 929 mln €

Kina – 920 mln €

Italia – 368 mln €

Maqedonia e Veriut – 350 mln €

Shqipëria – 286 mln €

Greqia – 279 mln €

Polonia – 273 mln €

Serbia – 234 mln €

India – 185 mln €./Monitor