Rita Ora ka anuluar performancën e saj në Teen Choice Awards duke zhgënjyer fansat e saj.

Arsyeja ishte ish i dashuri i saj Calvin Harris i cili nuk e ka lejuar atë që të këndojë hitin e tyre “I will never let you down”.

Rita tregoi në një intervistë me Radion DJ Ryan Seacrest që producent dhe shkrues i hitit është Calvin dhe ai ka të drejtat e këngës.

rita ora

Kënga ishte shkruar për 1 vjetorin e tyre të lidhjes dhe Calvin e ka ndaluar atë që të performojë në minutën e fundit.

Çifti i dha fund romancës së tyre në qershor ku Calvin e bëri publike ndarjen në Twitter pa i thënë asgjë Rita Orës.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)