KOSOVË- Ndonëse situata në veri të Kosovës sot paraqitet e qetë, duket se ndërkombëtarët janë rreshtuar kundër kryeministrit, Albin Kurti.

Ish- i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Richard Grenell ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti. Ai shkruan se është lideri i parë që dënohet edhe nga demokratët si dhe nga Republikanët në SHBA.

Kritika e tij vazhdon sa u takon prishjes së marrëdhënieve diplomatike të dy vendeve mike, SHBA e Kosovë. Ai shkruan se këto marrëdhënie, tashmë janë rrënuar.

“Ndihma nga jashtë nuk është e drejtë, megjithatë. Shtetet e Bashkuara mbështesin ata që ne besojmë se po bëjmë në vlerat amerikane. Ju rrënuat lidhjet e forta Kosovë-ShBA.  Ju jeni lideri i parë i Kosovës që dënoheni edhe nga demokratët edhe nga republikanët. ”, ka shkruar ai.

Por, Grenell nuk u ndal vetëm më kaq. Ai e quajti “ problem ” edhe heshtjen e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, heshtje kjo që Grenell duket se e lexon si miratim. Madje kërkoi edhe ish Presidentin Hashim Thaçi.

“Heshtja e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, problemi. Hashim Thaçi, kemi nevojë për tani ”, ka shkruar Richard Grenell në Twitter.

Deklaratat kundër Kurtit ka pasur edhe nga Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken i cili udhëzoi kryeministrin e Kosovës të ndalë masat e dhunshme në Veri të Kosovës.

Edhe DASH e pati një reagim ku paralajmëron pasoja në marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Kosovës pas tensioneve në veri të vendit. Kurti reagoi duke thënë se për situatën qeveria e Kosovës po bën detyrën.