Një atentat me armë zjarri është shënuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në Shkodër.
Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit ku është qëlluar tetë herë në drejtim të Ilmir Hajdarit, 42-vjeç i cili njihet dhe me nofkën Mir Vetulla. Tre prej plumbave ai i ka marrë në gjoks, por ka mundur të mbijetojë, ndonëse është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Autori ka qenë i maskuar dhe pas të shtënave është larguar menjëherë duke përfituar edhe nga errësira.
Shënjestra e këtij atentati rezulton me precedent penal për disa vepra kriminale. Ai është akuzuar për atentatin dhe vrasjen me armë zjarri të Indrit Bajrit më 21 tetor të vitit 2001.
Policia ka ngritur postblloqe për kapjen e autorit identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur. Pista ku po heton policia është pikërisht ajo e hakmarrjes për të shkuarën e 42-vjeçarit Ilmi Hajdari.
Gjithashtu janë shoqëruar disa persona në polici, të cilët mendohen se kanë lidhje me atentatin.
U qëllua tetë herë, transportohet në Tiranë
Tetë plumba dyshohet të ketë marrë 42-vjeçari Ilmi Hajdari, tre prej të cilëve në gjoks.
Ai ka mundur të mbijetojë por është transportuar me urgjencë në drejtim të spitalit të Traumës, në Tiranë.

Historia e gjakmarrjes
Policia e Shkodrës ka dyshime se atentati i djeshëm në Shkodër ka ndodhur për gjakmarrje, pasi i dëmtuari i mbrëmjes ka kryer një vrasje në vitin 2001, bashkë me kushëririn e tij Barbullushi.
Bëhet fjalë për vrasjen e Indrit Bajrit, pikërisht më 21 tetor 2001, për të cilën, në vitin 2005, Gjykata e Lartë e ka dënuar Hajdarin dhe Shegajn me 17 vite burg. Pas lirimit nga burgu, familja Shegaj dhe Hajdari ka qenë objekt i atentateve, pasi familja nuk ja ka falur. Fillimisht është bërë atentat ndaj vëllait të Xhabirit, Nezir Shegajt.
Në fillim të muajit qershor të 2014 që lamë pas, një atentat është kryer pranë një karburanti, te tregu i makinave në lagjen Bahçallëk të Shkodrës. Nezir Shegaj ka qenë i shoqëruar me kushëririn e tij, Enver Barbullushi dhe djalin e këtij të fundit, Sameti. Në një moment, disa persona të armatosur u janë afruar dhe i kanë qëlluar me breshëri automatiku.
Nga ky atentat u vra Enver Barbullushi, 46 vjeç, u plagos i biri dhe Nezir Shegaj, të cilët u dërguan në spital dhe i shpëtuan vdekjes. Dy muaj më vonë, pikërisht më 10 gusht të vitit 2014 u organizua një tjetër atentat ndaj familjes Shegaj. Këtë herë, atentati u organizua ndaj të liruarit nga burgu, Xhabir Shegaj, i cili kishte vuajtur dënimin me 17 vjet heqje lirie për vrasje dhe mbajtje droge.
Në momentin e atentatit, ai ndodhej në shtëpinë e tij, që ndodhet poshtë kalasë së Rozafës, bashkë me të njohurin Sadetin Lohja, 40 vjeç. Nga të shtënat me snajper mbetën të plagosur Shegaj dhe Lohja, ku fillimisht u mendua se ky i fundit ishte objekt atentati, por të nesërmen dyshimet u kthyen ndaj të liruarit nga burgu.
Atentati i dytë me snajper
Kurse në 11 qershor 2015, rreth orës 21:30, u organizua atentati i tretë ndaj familjes Shegaj dhe i dyti ndaj Xhabirit, i cili mbeti i vrarë po me snajper, teksa qëndronte në oborrin e shtëpisë.
Atentati, si herën e parë, mendohet se është kryer nga Kalaja e Rozafës, ndërkohë që menjëherë pas krimit, forca të shumta kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë ngritur postblloqe në të gjitha pikat hyrëse dhe dalëse të Shkodrës.
Dyshimet kryesore të policisë kanë të bëjnë me pistën e gjakmarrjes, megjithëse nuk ka asnjë provë konkrete.
[gallery]22852[/gallery]
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

FOTO