TIRANE- Pas më shumë se një ore në spital, është rikthyer në çadrat e grevistëve ish i përndjekuri politik, 55-vjeçari Vllasi Koçi, i cili gjatë ditës së sotme shfaqi gjendje shëndetësore mjaft të rënduar për shkak të grevës së urisë e cila sot shënoi ditën e 24 të saj. Në lidhje me rikthimin e tij në çadrat e grevistëve të stacionuara në ambient të hapur pranë rrugës “Komuna e Parisit” në Tiranë, kreu i shoqatës së ish të burgosurve politik, njëherësh dhe koordinator i grevës, Skënder Tufa tha se trajtimi që Vllasi Koçi mori në spital, ishte shumë i keq dhe se sipas tij bluzat e bardha janë të lidhura me politikën. Në gjendje të rëndë është edhe Ramazan Spahiu, por edhe ky grevist refuzon ndihmën mjekësore.
Koordinatori i grevës së ish të burgosurve politik, Asllan Patrioti, tha sot, në ditën e 24 të grevës së urisë, se një vatër e re e vendosjes së grevisteve do të krijohet së shpejti. Prononcimi i tij u bë gjatë emisionit “URBANIKA” në TV A1 Report. Patrioti tha se greva në çadrat te “Komuna e Parisit” pak nga pak po përfundon. Më herët gjatë ditës së sotme, Skënder Tufa, kreu i shoqatës së ish të përndjekurve politik dhe njëherësh koordinator i grevës së urisë, tha se ish të burgosur të tjerë politik duan të hyjnë në grevë. Arsye kjo që justifikon edhe deklaratën e Asllan Patriotit për Tv A1 Report se një vatër e re greve do të hapet në vazhdim. Sipas dy koordinatorëve të grevës së urisë, policia nuk lejon ish të burgosur politik të tjerë t’i bashkohen grevës së urisë që po zhvillohet në çadrën te “Komuna e Parisit”. Mëngjesin e sotëm, Arif Beu ish i burgosuri politik, i cili u detyrua ta ndërpriste grevën pasi kishte vajzën e tij të sëmurë, nuk u lejua nga policia t’i rikthehej grevës.
Ora 20:35 Pas më shumë se një ore në spital, është rikthyer në çadrat e grevistëve ish i përndjekuri politik, 55-vjeçari Vllasi Koçi, i cili gjatë ditës së sotme shfaqi gjendje shëndetësore mjaft të rënduar për shkak të grevës së urisë e cila sot shënoi ditën e 24 të saj. Në lidhje me rikthimin e tij në çadrat e grevistëve të stacionuara në ambient të hapur pranë rrugës “Komuna e Parisit” në Tiranë, kreu i shoqatës së ish të burgosurve politik, njëherësh dhe koordinator i grevës, Skënder Tufa tha se trajtimi që Vllasi Koçi mori në spital, ishte shumë i keq dhe se sipas tij bluzat e bardha janë të lidhura me politikën. Ai bëri thirrje që politika të mos penalizojë të sëmurin. “Ai vajti për krizë zemre, ndërsa ata e çuan tek infektivi. U futëm në spital dhe nuk kishte asnjë vëmendje për të sëmurin edhe pse ishte në gjendje të rëndë. Aty filloi një debat që e detyroi të sëmurin të heq serumin, të largohet e të rikthehet sërish në grevë. Mjeku duhet të heq militantët nga spitali.”, - u shpreh Tufa. Ai vijoi më tej duke i bërë thirrje shqiptarëve që t’i bashkohen grevistëve duke u solidarizuar me ta. “Kjo zgjidhje duhet të jetë e përbashkët: Futuni në grevë urie në të gjithë Shqipërinë”, përfundoi fjalën e tij kreu i shoqatës së ish të përndjekurve politik, Skënder Tufa.
VLLASI KOCI TRANSPORTOHET NE SPITAL
Ora 19:20 Shkon në shtatë numri i ish të burgosurve politik të cilët prej 24 ditësh gjenden në grevë urie, pasi grevisti Vllasi Koçi 55 vjeç, është detyruar të braktisë grevën dhe të transportohet drejt spitalit, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore të rënduar. Ai ka shfaqur gjendje të vështirë shëndetësore që prej mesditës së sotme, por ka refuzuar të marrë ndihmë mjekësore.
KOORDINATORI I GREVES: DO HAPIM NJE VATER TE RE
Ora 17: 00 Asllan Patrioti, një prej koordinatorëve të grevës së ish të burgosurve politik, u shpreh në emisionin “URBANIKA” në TV A1 Report se greva do të vazhdojë dhe se për vijimësinë më normale të saj po përgatitet një plan B. Koordinatori Patrioti tha se po bëhen përgatitjet e duhura për të hapur një vatër të re për arsye se greva aktuale sipas tij, pak nga pak po përfundon. Ai tha se greva e tyre është ekonomike dhe jo politike dhe se kryeministri duhet të ndërhyjë në mënyrë urgjente për të dialoguar me grevistët.
GREVISTI LAMAJ: BERISHA PO NA TRAJTON SI ENVERI
Ora 16:40 Fatmir Lamaj tha se ish të përndjekurit politik po trajtohen në të njëjtën formë si në kohën e regjimit komunist nga diktatori Enver Hoxha. Megjithatë ai tha se grevistët janë të vendosur për të vazhduar para me misionin e tyre deri sa t’i plotësohen të gjitha kërkesat që ata kanë ngritur ndaj qeverisë, siç është edhe dëmshpërblimi për vitet e burgut të kryera në kohën e regjimit komunist.
GREVISTI VLLASI KOCI NE GJENDJE KRITIKE, REFUZON NDIHMEN MJEKESORE
Ora 15: 50 Një prej grevistëve në çadrat e vendosura te Komuna e Parisit në Kryeqytet, Vllasi Koçi ka shfaqur komplikacione shëndetësore duke qenë kështu në gjendje kritike për jetën. E pavarësisht situatës së vështirë, grevisti refuzon ndihmën mjekësore ndaj tij.
Agim Kollçaku, një tjetër ish i burgosur politik i cili është pjesë e grevës, njoftoi për Tv A1 Report se gjendja shëndetësore e shokut të tij, Vllasi Koçi është mjaft kritike dhe se ky i fundit ka refuzuar të marrë ndihmë mjekësore nga mjekët e ambulancës që është vendosur pranë çadrave të grevistëve.
TUFA: BERISHA LARGOHU, TE BURGOSUR POLITIKE HAPNI KUDO VATRA TE REJA GREVE
Ora 15:00 Kreu i shoqatës së të burgosurve politikë reagon menjëherë pas deklaratës së Berishës. Ky i fundit e quajti kriminel ordiner, trafikant i cili është vendosur në krye të grevës nga segmente më të zeza të policisë së vjetër dhe se e drejton kreu i PS-së Rama e Ruçi. Tufa bëri thirrje të burgosurve politikë në të gjithë vendin të hapin vatra të reja greve urie.
Reagimi i Tufës ishte ky “Ti je bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetti. E ka thënë Hysen Shoshori. Nuk do të them se ti je bashkëpunëtor i UDB-së sic ka thënë ZP, apo Penicilina, apo je personi që je shtruar si psikopat sepse nuk kam prova. Por do të them se ti je një skizofren që ke mbytur politikën, të kam thënë largou se do ta pësosh si Gadafi, Më hoqe bukën e gojën. Më ushtrove presion, por këtu nuk ushtrohet cështja e Tufës, sepse këtë do ta diskutojmë një herë tjetër. T’i duhet të zgjidhësh cëshjen e të burgosurve, t’i po lë të vdesin armiqtë e tu të përhershëm. Largohu. Greva tjetër do të vazhdojë. Thirrje të gjithë të burgosurve politikë hapni vatra grevë urie, brenda kufijve demokratikë, vëllezërit tuaj po vdesin. Le të na drejtojë ai si ordiner. Dhuna që po ushtron ky mbi popull nuk mund të shkojë gjithë jetën, Enveri u rrëzua. Sesa do të shkojë ky nuk dihet.
ISH TE BURGOSURIT PARALAJMEROJNE NJE GREVE TE RE
Ora 12: 30 Ish të burgosurit politikë paralajmërojnë një grevë të re nëse nuk do të lejohet të hyjë Arif Beu. Ish i burgosuri politik ishte pjesë e grevës por u detyrua ta ndërpriste pasi kishte vajzën e tij të sëmurë. Sot ai kërkonte të rifutej në grevë, por nuk është lejuar nga policia. ” Nëse nuk do të futet në grevë do bëjmë grevë të re. Hajdeni uluni të stabilizojmë gjendjen. Jetën e atyre (grevistëve) do i mbrojmë me cdo kusht.
Do vetëflijohemi dhe ne. Nëse nuk do të futet në grevë, ju paralajmërojmë se do të ketë një grevë të re. Kohën dhe vendin do e mësoni më vonë. Hajdeni sillni një përfaqësues të bisedojmë. Nëse nuk do të uleni në negociata ne do të përshkallëzojmë grevën. Ne nuk do ti lëmë të vdesin”
XIBRI: POLICIA PO I BEN PRESION GREVISTEVE
Ora 11: 12 “Turp, unë skam bërë pjesë në asnjë parti politike, as atëherë as tani. Jam qytetare, ju lutem policia të mos na pengojë. Të jenë më humanë dhe të lejojnë të afërmit ti afrohen grevistëve. Qeveria të negociojë ”- ishte apeli i një qytetareje e cila i ishte bashkuar protestës para kryesisë së Kuvendit, dhe ishte tepër e indinjuar për gjëndjen në të cilën ndodhen grevistët.
Ndërsa Fiqiri Xibri, kryetari i sindikatës së minatorëve reagoi ndaj izolimit të greviste në çadra : “Janë të burgosur nga policia e shtetit. Policia të largohet nga ambientet e grevës. Qëllimi i tyre është që grevistët të ndihen si në burg e të ndërpresin grevën”
ISH I BURGOSURI POLITIK PATRIOTI: BERISHA TE ULET TE DIALOGOJE ME GREVISTET
Ora 11: 08 Asllan Patrioti, bashkëkoordinator i grevës bashkë me Skënder Tufën i bëri thirrje kryeministrit të ulen për të negociuar me ish të përndjekurit. “Kemi 24 ditë në mbështetje të grevistëve. Gjendja është kritike, tension, shiu është futur në çadra, grevistët rrinë në ujë. I bëj thirrje Shrefedin Shehut, një njeri që luan bixhoz natë e ditën, pa pikë turpi thotë ju kam miratuar këstin e dytë dhe të tretë, nëse e ka bërë t’ia tregojë se kujt ia ka bërë. Kryeministër hajde të ulemi se jemi ne që të kemi dhënë votën dhe ti je në atë karrige. Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli vetëm e përndjekur nuk është. Thotë se nuk ka koment për ne, kur falë nesh fitoi ato biznese. Ne nuk kërkojmë të dobësojmë ekonominë por në bazë të ligjit të marrim kompensimin që na takon.
PROTESTA PARA KRYESISE, TUFA: GJENDJA E GREVISTEVE KRITIKE TE GJENDET ZGJIDHJE
Ora 10: 58 Mbështetës të grevistëve po protestojnë sërish sot para kryesisë së Kuvendit. Skënder Tufa kryetari i shoqatës së ish të burgosurve politikë bëri apel për të gjetur një zgjidhje pasi situata mbetet kritike për grevistët. “Greva ka arritur në pikën kulminante. Heshtja e pajustifikueshme. Duam zgjidhje ligjore. Çdo institucion nuk duhet të politizojë grevën. Të zbatohen ligjet e Parlamentit. Të burgosurit politik janë në gjendje kritike për jetën. Veprimi i tyre është zë për demokracinë e munguar në Shqipëri. Keqardhje që politika shqiptare është tepër e pandjeshme kundër këtij akti njerëzor dhe për të përfituar pikë ata afrohen si parti politike. I bëj apel politikanëve të ulen si qytetarë me grevistët”- tha Tufa
HALIMI DO TE RAPORTOJE NESER NE KOMISIONIN E LIGJEVE
Ora 10: 30 Deputetët e Partisë Socialiste në Komisionin Parlamentar të Çështjeve Ligjore kanë kërkuar thirrjen në seancë dëgjimore të Ministrit të Drejtësisë Eduard Halimi. Sipas ligjvënësve të opozitës ai duhet të japë shpjegime e tu përgjigjet pyetjeve rreth çështjes së dëmshpërblimit të ish të përndjekurve politik. Në përgjigje të kërkesës, kreu i Komisionit Ilir Rusmali garantoi se ministri Halimi është i gatshëm për tu paraqitur në komision në çdo kohë për tu përgjigjur për këtë çështje. Në një kohë kur ish të përndjekurit politik janë në ditën e 24 të grevës së urisë qeveria ende nuk ka pranuar të negociojë për kërkesat e tyre që kanë të bëjnë pikë së pari me dëmshpërblimin. Kryeministri Sali Berisha në komunikimet publike është shprehur se ish të përndjekurit i kanë marrë këstet e para të dëmshpërblimit duke e cilësuar protestën politike. Brenda kampit të mazhorancës, kreu i LSI-së Ilir Meta ka hedhur idenë e verifikimit të zbatueshmërisë së ligjit dhe shpërndarjes së dëmshpërblimit si një formë për t'i dhënë fund grevës së urisë.
(sg/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Koordinatori i grevës së ish të burgosurve politik, Asllan Patrioti, tha sot, në ditën e 24 të grevës së urisë, se një vatër e re e vendosjes së grevisteve do të krijohet së shpejti. Prononcimi i tij u bë gjatë emisionit “URBANIKA” në TV A1 Report. Patrioti tha se greva në çadrat te “Komuna e Parisit” pak nga pak po përfundon. Më herët gjatë ditës së sotme, Skënder Tufa, kreu i shoqatës së ish të përndjekurve politik dhe njëherësh koordinator i grevës së urisë, tha se ish të burgosur të tjerë politik duan të hyjnë në grevë. Arsye kjo që justifikon edhe deklaratën e Asllan Patriotit për Tv A1 Report se një vatër e re greve do të hapet në vazhdim. Sipas dy koordinatorëve të grevës së urisë, policia nuk lejon ish të burgosur politik të tjerë t’i bashkohen grevës së urisë që po zhvillohet në çadrën te “Komuna e Parisit”. Mëngjesin e sotëm, Arif Beu ish i burgosuri politik, i cili u detyrua ta ndërpriste grevën pasi kishte vajzën e tij të sëmurë, nuk u lejua nga policia t’i rikthehej grevës.
PROTESTA PARA KUVENDIT EDHE NE DITEN E 24 TE GREVES
Greva e ish të burgosurve politikë hyn sot në ditën e 24-të. Gjendja shëndetësore e 8 të burgosurve grevistë sa vjen e rëndohet ndërkohë që ata shprehen të vendosur se do t'i shkojnë deri në fund për plotësimin e kërkesave të tyre për kompensimin e viteve burg të kryer gjatë regjimit komunist. Mbështetës të grevistëve protestuan sërish sot para kryesisë së Kuvendit. Skënder Tufa kreu i shoqatës së të burgosurve politikë i bëri apel qytetarëve t'i bashkohen kësaj proteste. Ndërkohë që Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi do të raportojë nesër në Komisionin e Ligjeve për grevën e ish të burgosurve politikë. Kërkesa e PS-së u miratua nga komisioni i Ligjeve i cili sot miratoi kalendarin 3 javor.ZHVILLIMET ME TE RENDESISHME NE DITEN E 24 TE GREVES TE NDJEKURA ORE PAS ORE
VLLASI KOCI I RIKTHET GREVES, TUFA: BLUZAT E BARDHA TE LIDHURA ME POLITIKENOra 20:35 Pas më shumë se një ore në spital, është rikthyer në çadrat e grevistëve ish i përndjekuri politik, 55-vjeçari Vllasi Koçi, i cili gjatë ditës së sotme shfaqi gjendje shëndetësore mjaft të rënduar për shkak të grevës së urisë e cila sot shënoi ditën e 24 të saj. Në lidhje me rikthimin e tij në çadrat e grevistëve të stacionuara në ambient të hapur pranë rrugës “Komuna e Parisit” në Tiranë, kreu i shoqatës së ish të burgosurve politik, njëherësh dhe koordinator i grevës, Skënder Tufa tha se trajtimi që Vllasi Koçi mori në spital, ishte shumë i keq dhe se sipas tij bluzat e bardha janë të lidhura me politikën. Ai bëri thirrje që politika të mos penalizojë të sëmurin. “Ai vajti për krizë zemre, ndërsa ata e çuan tek infektivi. U futëm në spital dhe nuk kishte asnjë vëmendje për të sëmurin edhe pse ishte në gjendje të rëndë. Aty filloi një debat që e detyroi të sëmurin të heq serumin, të largohet e të rikthehet sërish në grevë. Mjeku duhet të heq militantët nga spitali.”, - u shpreh Tufa. Ai vijoi më tej duke i bërë thirrje shqiptarëve që t’i bashkohen grevistëve duke u solidarizuar me ta. “Kjo zgjidhje duhet të jetë e përbashkët: Futuni në grevë urie në të gjithë Shqipërinë”, përfundoi fjalën e tij kreu i shoqatës së ish të përndjekurve politik, Skënder Tufa.
VLLASI KOCI TRANSPORTOHET NE SPITAL
Ora 19:20 Shkon në shtatë numri i ish të burgosurve politik të cilët prej 24 ditësh gjenden në grevë urie, pasi grevisti Vllasi Koçi 55 vjeç, është detyruar të braktisë grevën dhe të transportohet drejt spitalit, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore të rënduar. Ai ka shfaqur gjendje të vështirë shëndetësore që prej mesditës së sotme, por ka refuzuar të marrë ndihmë mjekësore.
KOORDINATORI I GREVES: DO HAPIM NJE VATER TE RE
Ora 17: 00 Asllan Patrioti, një prej koordinatorëve të grevës së ish të burgosurve politik, u shpreh në emisionin “URBANIKA” në TV A1 Report se greva do të vazhdojë dhe se për vijimësinë më normale të saj po përgatitet një plan B. Koordinatori Patrioti tha se po bëhen përgatitjet e duhura për të hapur një vatër të re për arsye se greva aktuale sipas tij, pak nga pak po përfundon. Ai tha se greva e tyre është ekonomike dhe jo politike dhe se kryeministri duhet të ndërhyjë në mënyrë urgjente për të dialoguar me grevistët.
GREVISTI LAMAJ: BERISHA PO NA TRAJTON SI ENVERI
Ora 16:40 Fatmir Lamaj tha se ish të përndjekurit politik po trajtohen në të njëjtën formë si në kohën e regjimit komunist nga diktatori Enver Hoxha. Megjithatë ai tha se grevistët janë të vendosur për të vazhduar para me misionin e tyre deri sa t’i plotësohen të gjitha kërkesat që ata kanë ngritur ndaj qeverisë, siç është edhe dëmshpërblimi për vitet e burgut të kryera në kohën e regjimit komunist.
GREVISTI VLLASI KOCI NE GJENDJE KRITIKE, REFUZON NDIHMEN MJEKESORE
Ora 15: 50 Një prej grevistëve në çadrat e vendosura te Komuna e Parisit në Kryeqytet, Vllasi Koçi ka shfaqur komplikacione shëndetësore duke qenë kështu në gjendje kritike për jetën. E pavarësisht situatës së vështirë, grevisti refuzon ndihmën mjekësore ndaj tij.
Agim Kollçaku, një tjetër ish i burgosur politik i cili është pjesë e grevës, njoftoi për Tv A1 Report se gjendja shëndetësore e shokut të tij, Vllasi Koçi është mjaft kritike dhe se ky i fundit ka refuzuar të marrë ndihmë mjekësore nga mjekët e ambulancës që është vendosur pranë çadrave të grevistëve.
TUFA: BERISHA LARGOHU, TE BURGOSUR POLITIKE HAPNI KUDO VATRA TE REJA GREVE
Ora 15:00 Kreu i shoqatës së të burgosurve politikë reagon menjëherë pas deklaratës së Berishës. Ky i fundit e quajti kriminel ordiner, trafikant i cili është vendosur në krye të grevës nga segmente më të zeza të policisë së vjetër dhe se e drejton kreu i PS-së Rama e Ruçi. Tufa bëri thirrje të burgosurve politikë në të gjithë vendin të hapin vatra të reja greve urie.
Reagimi i Tufës ishte ky “Ti je bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetti. E ka thënë Hysen Shoshori. Nuk do të them se ti je bashkëpunëtor i UDB-së sic ka thënë ZP, apo Penicilina, apo je personi që je shtruar si psikopat sepse nuk kam prova. Por do të them se ti je një skizofren që ke mbytur politikën, të kam thënë largou se do ta pësosh si Gadafi, Më hoqe bukën e gojën. Më ushtrove presion, por këtu nuk ushtrohet cështja e Tufës, sepse këtë do ta diskutojmë një herë tjetër. T’i duhet të zgjidhësh cëshjen e të burgosurve, t’i po lë të vdesin armiqtë e tu të përhershëm. Largohu. Greva tjetër do të vazhdojë. Thirrje të gjithë të burgosurve politikë hapni vatra grevë urie, brenda kufijve demokratikë, vëllezërit tuaj po vdesin. Le të na drejtojë ai si ordiner. Dhuna që po ushtron ky mbi popull nuk mund të shkojë gjithë jetën, Enveri u rrëzua. Sesa do të shkojë ky nuk dihet.
ISH TE BURGOSURIT PARALAJMEROJNE NJE GREVE TE RE
Ora 12: 30 Ish të burgosurit politikë paralajmërojnë një grevë të re nëse nuk do të lejohet të hyjë Arif Beu. Ish i burgosuri politik ishte pjesë e grevës por u detyrua ta ndërpriste pasi kishte vajzën e tij të sëmurë. Sot ai kërkonte të rifutej në grevë, por nuk është lejuar nga policia. ” Nëse nuk do të futet në grevë do bëjmë grevë të re. Hajdeni uluni të stabilizojmë gjendjen. Jetën e atyre (grevistëve) do i mbrojmë me cdo kusht.
Do vetëflijohemi dhe ne. Nëse nuk do të futet në grevë, ju paralajmërojmë se do të ketë një grevë të re. Kohën dhe vendin do e mësoni më vonë. Hajdeni sillni një përfaqësues të bisedojmë. Nëse nuk do të uleni në negociata ne do të përshkallëzojmë grevën. Ne nuk do ti lëmë të vdesin”
XIBRI: POLICIA PO I BEN PRESION GREVISTEVE
Ora 11: 12 “Turp, unë skam bërë pjesë në asnjë parti politike, as atëherë as tani. Jam qytetare, ju lutem policia të mos na pengojë. Të jenë më humanë dhe të lejojnë të afërmit ti afrohen grevistëve. Qeveria të negociojë ”- ishte apeli i një qytetareje e cila i ishte bashkuar protestës para kryesisë së Kuvendit, dhe ishte tepër e indinjuar për gjëndjen në të cilën ndodhen grevistët.
Ndërsa Fiqiri Xibri, kryetari i sindikatës së minatorëve reagoi ndaj izolimit të greviste në çadra : “Janë të burgosur nga policia e shtetit. Policia të largohet nga ambientet e grevës. Qëllimi i tyre është që grevistët të ndihen si në burg e të ndërpresin grevën”
ISH I BURGOSURI POLITIK PATRIOTI: BERISHA TE ULET TE DIALOGOJE ME GREVISTET
Ora 11: 08 Asllan Patrioti, bashkëkoordinator i grevës bashkë me Skënder Tufën i bëri thirrje kryeministrit të ulen për të negociuar me ish të përndjekurit. “Kemi 24 ditë në mbështetje të grevistëve. Gjendja është kritike, tension, shiu është futur në çadra, grevistët rrinë në ujë. I bëj thirrje Shrefedin Shehut, një njeri që luan bixhoz natë e ditën, pa pikë turpi thotë ju kam miratuar këstin e dytë dhe të tretë, nëse e ka bërë t’ia tregojë se kujt ia ka bërë. Kryeministër hajde të ulemi se jemi ne që të kemi dhënë votën dhe ti je në atë karrige. Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli vetëm e përndjekur nuk është. Thotë se nuk ka koment për ne, kur falë nesh fitoi ato biznese. Ne nuk kërkojmë të dobësojmë ekonominë por në bazë të ligjit të marrim kompensimin që na takon.
PROTESTA PARA KRYESISE, TUFA: GJENDJA E GREVISTEVE KRITIKE TE GJENDET ZGJIDHJE
Ora 10: 58 Mbështetës të grevistëve po protestojnë sërish sot para kryesisë së Kuvendit. Skënder Tufa kryetari i shoqatës së ish të burgosurve politikë bëri apel për të gjetur një zgjidhje pasi situata mbetet kritike për grevistët. “Greva ka arritur në pikën kulminante. Heshtja e pajustifikueshme. Duam zgjidhje ligjore. Çdo institucion nuk duhet të politizojë grevën. Të zbatohen ligjet e Parlamentit. Të burgosurit politik janë në gjendje kritike për jetën. Veprimi i tyre është zë për demokracinë e munguar në Shqipëri. Keqardhje që politika shqiptare është tepër e pandjeshme kundër këtij akti njerëzor dhe për të përfituar pikë ata afrohen si parti politike. I bëj apel politikanëve të ulen si qytetarë me grevistët”- tha Tufa
HALIMI DO TE RAPORTOJE NESER NE KOMISIONIN E LIGJEVE
Ora 10: 30 Deputetët e Partisë Socialiste në Komisionin Parlamentar të Çështjeve Ligjore kanë kërkuar thirrjen në seancë dëgjimore të Ministrit të Drejtësisë Eduard Halimi. Sipas ligjvënësve të opozitës ai duhet të japë shpjegime e tu përgjigjet pyetjeve rreth çështjes së dëmshpërblimit të ish të përndjekurve politik. Në përgjigje të kërkesës, kreu i Komisionit Ilir Rusmali garantoi se ministri Halimi është i gatshëm për tu paraqitur në komision në çdo kohë për tu përgjigjur për këtë çështje. Në një kohë kur ish të përndjekurit politik janë në ditën e 24 të grevës së urisë qeveria ende nuk ka pranuar të negociojë për kërkesat e tyre që kanë të bëjnë pikë së pari me dëmshpërblimin. Kryeministri Sali Berisha në komunikimet publike është shprehur se ish të përndjekurit i kanë marrë këstet e para të dëmshpërblimit duke e cilësuar protestën politike. Brenda kampit të mazhorancës, kreu i LSI-së Ilir Meta ka hedhur idenë e verifikimit të zbatueshmërisë së ligjit dhe shpërndarjes së dëmshpërblimit si një formë për t'i dhënë fund grevës së urisë.
DJE DITA E 23-të e GREVES SE URISE
Dje në ditën e 23 të grevës së urisë, përfaqësues të gazetarisë, sindikatave si dhe deputeti i PS-së Pandeli Majko u vendosën pranë çadrave të ish të brugorsurve politik grevist, për të shprehur indinjimin e tyre ndaj pengesës që i bëhet gazetarëve por edhe personave të tjerë për të hyrë brenda çadrave e për të raportuar mbi atë që ndodh. Kryetari i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa në emër të gazetarëve tha se duhet lejuar raportimi mbi atë çka ndodh me grevistët. Ndërkaq, deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko pasi realizoi një takim sëbashku me përfaqësues të gazetarisë me grevistët brenda çadrave tha se situata është vërtetë dramatike dhe se qeveria duhet të relizojë, të paktën një komunikim njerëzor me ta. Përfaqësues të Avokatit të Popullit, të cilët ishin prezent në çadrat e grevistëve thanë se si pasojë e negociatave me qeverinë u mundësua që grevistëve t'i rikthehen sërish lëngjet dhe të lejohen vizitat e të afërmve e personave të tjerë të cilët janë të interesuar për të pasqyruar çka ndodh brenda çadrave. Disa orë më vonë, vajza e Gjergj Ndrecës, ish të përndjekurit i cili tentoi i pari të vetëflijohej, i bëri apel të rinjve që të marshojnë të martën nga Piramida për të shprehur mbështetje ndaj ish të burgosurve politik.(sg/Gre.M/Shqiptarja.com)

Topi: Berisha qesharak, negocim










