GJERMANI - Thonë se dashuria nuk njeh moshë, por në rastin në fjalë e ka tejkaluar “dozën”.

“Nuk është kurrë vonë për të dashuruar”. Është ky mesazhi që ka përcjellë ish-kancelari legjendar gjerman, Helmut Schmidt, 93 vjeç, ndërsa rrëfen se është i dashuruar me Ruth, të cilën e njeh prej 55 vitesh dhe gjithashtu ka qenë punonjëse prej vitesh në zyrën e tij.

Ai ka pranuar për mediat gjermane se ka një të dashur të re, dhe kjo vetëm dy vjet pasi humbi gruan e tij prej shtatë dekadash. 93 vjeçari tha në një spektakël gjerman se ka rënë në dashuri me një grua të ve, 15 vjet më të re se ai. I pyetur nëse ishte i lumtur me marrëdhënien e tij të re me Ruth Loah, ai tha se “lumturia është relative”.

Schmidt, i cili ishte kancelar i Gjermanisë Perëndimore në vitet 1974- 1982, është shumë i vlerësuar në publik. Historia e tij e re e dashurisë ka përfshirë të gjitha mediat gjermane, por jo vetëm.

Schmidt ka fituar “Kryqin e Hekurt” për kontributin e tij në Luftën II Botërore, në frontin lindor dhe atë perëndimor.

(G.m/Shqiptarja.com)