Ish-kreu i Gjykatës së Kasacionit: E pabesueshme që prokurorja e SPAK ankimon urdhrin për hetimin e pasurisë Meta-Berisha! Të përgjigjet para ligjit

Ish-kreu i Gjykatës së Kasacionit: E pabesueshme që prokurorja e SPAK ankimon urdhrin për hetimin e pasurisë Meta-Berisha! Të përgjigjet para ligjit

Sali Berisha, Manjola Kajana dhe Ilir Meta

Ish kreu i Gjykatës së Kasacionit në Shqipëri, Zef Brozi ka reaguar për veprimin e prokurores së SPAK, Manjola Kajana që apelon vendimin e GJKKO dhe detyron Prokurorinë e Posaçme të nisë çështje penale për hetimin e burimit të pasurive të Sali Berishës dhe Ilir Metës, nëse kanë përfituar nga vjedhja e thesarit të shtetit gjatë trazirave të ’97-ës.

Brozi thotë se tregon që kjo situatë në SPAK minon zbatimin e parimit “drejtësi e barabartë për të gjithë sipas ligjit” dhe ka pasoja për Shqipërinë. Në një reagim në Facebook, Brozi thotë se duhet të përgjigjen para ligjit të gjithë prokurorët që po abuzojnë me pushtetin duke mbrojtur korrupsionin dhe ish pushtetarët e lartë. 

“E pabesueshme por e vertete: nje prokurore e SPAK apelon vendimin e Gjykates se Posacme Kunder Korrupsionit qe detyron SPAK te filloje nje ceshtje penale per verifikimin e pasurise se dy ish presidenteve e ish kryeministrave Berisha-Meta. A nuk eshte kjo nje deshmi tjeter se ne SPAK kane vasalet dhe mbrojtesit e tyre keta dy ish pushtetare te larte, prandaj krimet dhe korrupsioni i tyre vazhdon te jete i pandeshkueshem?

Kjo situate ne SPAK minon zbatimin e parimit Drejtesi e Barabarte per te Gjithe sipas Ligjit dhe ka pasoja tragjike per Shqiperine. Une besoj se duhet te pergjigjen para ligjit ata/ato prokurore te SPAK qe po abuzojne me pushtetin qe u eshte dhene duke mbrojtur korrupsionin dhe krimet e disa pushtetareve e ish pushtetareve te larte. Pra edhe vete prokuroret e SPAK nuk mund e as duhet te jene mbi ligjin”, shkroi Brozi. 

Ky reagim i Brozit vjen pasi prokurorja e SPAK-ut Manjola Kajana ka ankimuar në Gjykatën e Apelit vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë që urdhëron SPAK-un të hetojë pasurinë e Metës dhe  Berishës, nëse është deklaruar sipas ligjit dhe nëse ka apo jo lidhje me vjedhjen e 280 kg ar në tunelet e sigurisë së lartë në Krrabë.

Në shtator të vitit 2022, avokati Idajet Beqiri referoi në SPAK një kallëzim penal ndaj Sali Berishës dhe Ilir Metës si organizatorë dhe përfitues të vjedhjes së floririt të shtetit. Më 7 tetor 2022, prokuroja Manjola Kajana, vendosi të mos fillojë hetimet me argumentin vepra penale është parashkruar pasi kanë kaluar më shumë se 20 vite. Prokurorja Kajana thekson se për këtë ngjarje janë dënuar 5 persona në vitin 2001, me vendim të formës së prerë të Gjykatës Ushtarake.

Ky vendim i saj për të mos nisur hetimet u ankimua në gjykatë nga kallëzuesi, avokati Beqiri, dhe më tej në nëntor 2022, gjyqtarja Flojera Davidhi, rrëzoi vendimin e prokurores Kajana duke arsyetuar se prokuroria nuk mund të dalë në konkluzione se nuk ka vepër penale dhe se janë parashkruar veprat penale, pa kryer hetime shteruese pasi mund të jemi para vazhdimësisë së veprës penale. Gjyqtarja argumenton gjithashtu se i takon SPAK të provojë pretendimet e kallëzuesit  nëse Meta dhe Berisha i kanë krijuar pasuritë me floririn e vjedhur, pikërisht duke nisur me verifikimin e pasurive të politikanëve.

/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Scutari: 08/02/2023 06:16

    E shtynë edhe 2 javë spak, Berisha e Metaj, sa merremi me e lagu s'e lagu! Kjo është tymnajë kot se nuk ka lidhje shkakësore midis pasurisë së tyre dhe floririt në Krrabë!

    Përgjigju
  • Jona: 08/02/2023 04:14

    Ler ta nxjerin nga spaku ket prokuroren dhe mbyllet historia e kesaj zonjes,trasferojeni ne ndonje prokurori rrethi mos e mbani ne spak se na cuditet fare skemi degjuar ndonjehere kshu historie

    Përgjigju
  • Iris: 08/02/2023 02:54

    Z.Brozi,ky nuk eshte nje rast i izoluar,por nje problem i pergjithshem shqiptar.Ju ne Amerike e dini shume mire sa te ashper jane gjykatesit e sidomos prokuroret qe e thene me zhargonin e atyshem jane shume te zellshem per //te t'a perplasur te gjithe kodin penal ne fytyre// po t'ju biesh ne dore.Sa e sa raste kemi degjuar per persona te pafajshem qe jane liruar pasi kane bere denim super te gjate,sa e sa here prokuroret mezi kane pranuar faktet qe ka sjelle mbrojtja edhe kur behej fjale per ADN.Ashpersia e drejtesise amerikane mund te krahasohet me ate te Enverit,por ne Shqiperi pas 90'kemi fenomenin e cuditshem qe prokuroret bejne shpesh rolin e avokatit,si rasti i mesiperm.Dhe nuk mund te themi se te gjithe dolen nga Plepat.Kemi te bejme me nje mendesi,apo me teper?!Dhe fakti qe kaluar Vetingun,e sidomos kur punon ne SPAK nuk d.m.th qe keta te perzgjedhur jane imune nga aspektet negative te drejtesise shqiptare.

    Përgjigju
  • MallaKASTRIOT: 07/02/2023 17:39

    I nderuar Z.Brozi: 1.Shqipëria është RRUMPALLË vetëm nga Sb i lindur në SHPALLA,I edukuar deri 18 vjeç në SHPALLA,përderisa edhe pas 90-tës përkrahë kanunin e Lek Dukagjinit për ti dhënë kurajo atyre që jan në gjak. 2.Duke e cilësuar kundërshtarin politik(ER) ARMIK dhe largimin nga detyra me REVOLUCION e jo me votë,do të thot se ky ADOLESHENT POLITIKË ka sabotuar DEMOKRACINË në 32 vite,për të cilën DASH e ka shpallur NON GRATA.Por kjo gozhdë Amerikane është për Sb që të mos shkoi në Amerikë. Shqipëtarve nuk u intereso nëse shko Ajo Sb në Amerikë.Vjedhjet & krimet Sb i ka bërë në Shqipëri-në Pushtet,kur militantët tij thon se Sb ka 10 vjet që nuk është në PD,Politikë.Ky mashtrim i madh i tyre po i jep më shumë zëmër Sb që të vazhdoi mbrojtjen e pasurisë së vjedhur familjarisht në 32 vite,Vjedhjen përsëri,Pengimin e demokracisë,Përdhosjen e Drejtësisë,etj. 3.DREJTËSIA tek ne nuk bëhet më duke qën Sb në Politikë dhe i gjall mbi dhe.Fryma berishiste do ekzistoi edhe 100 vjet pas vdekjes së tij natyrale..! 4-Në një vënd demokratikë DREJTËSIA DHE MEDJET jan më kryesoret se KUVËNDI E QEVERIA. -Në kushtet e Shqipërisë që nga 1992 Sb kapi DREJTËSINË 90 % të 800 Gjyqtarve e Prekurorve..dhe në 2005 Mbi 99 % MEDJET-800 TV e portale.PS nuk ka asnjë të tillë përveç ERTV-në celular.Në këto kushte Sb nuk mund të largohet nga PD ".. edhe po qe i vetëm në PD.."Sb.Namik Hoti ka thënë se Sb rrëzohet nga kali vetëm me plumb.Besoi Sb këtë thënie ka parasysh kur thot se E.Ramën e kam ARMIK.Dhe Armiku sipas Sb largohet me plumb..! 5.Në Amerikë e kudo në Europë..ka shumë intelektual më të mirë se Sb,IM.. Unë mendoi që duhet të dilte një BURR-GRUA SHTETI të krijonte një parti të RE në Shqipëri si konkurrente e PS,pasi PD+PL me Sb non grata dhe Im Spiun i përgojuar..nuk mundet të jen më opozitë konkurruese..! 6.Ub besoi se Kryeministri në Shqipëri do bëhet Ai që ka mbështetjen Amerikane si Antare e NATO dhe faktor stabilizuar në Ballkan.. Që Sb po kërkon ta destabilizoi që nga 92 kur humbi zgjedhjet e para vëndore pas 6 muajsh të Atyre kuvëndore..! DMTH PD në 32 vite ka fituar vetëm 1 herë shumicën e vetme..! Pl me Im është një patericë e shëmtuar që nuk ka më mbështetje në çdo qark. 7.Mos ekzistenca e opozitës ALTERNATIVE është minim i demokracisë..sikurse SPAK I MUNUAR.FLM

    Përgjigju
  • Kaleshi Zybez: 07/02/2023 13:12

    Kjo pisja manjola kajana duhet fut në burg që të zën mend dhe plerat e tjera të pa drejtësis.

    Përgjigju
  • mali me gropa: 07/02/2023 12:50

    o shqipetare lepuri fle tek keta te dy monstrat qe eshkatruuan shqiperine per tu pasuruar

    Përgjigju
  • lali: 07/02/2023 11:02

    Kujdes me komentet, mos beni shpifje, vetem jepni opinion. Spaku edhe keto i lexon. Ata qe jane aty ne Spak mos i dini budallenj. Aq me mire kur ka perplasje aty, sepse zvogelohet ndikimi politik. Cdo gje qe ne themi, per percepsion, nuk kemi asnje fakt, sjemi as te fushes juridike. E nese nje prokuror fillon apo nuk fillon ceshtje penale, eshte ne detyren e tij, nuk ka lidhje emri qe kerkohet te hetohet, por ceshtja. Ne Shqiperi, te gjithe kane mbetur tifoze, askush nuk argumenton duke nisur nga vetja e pastaj te gjykoje per te tjeret deri te politikanet apo kryeministri. Ndj ka shume llafe e aspak pune.

    Përgjigju
    • Arii: 07/02/2023 16:31

      Jane shkruar gjera konkrete emra te sakr Nuk ka asnje shqetesim they’re edhe ketu ka kufizime me se ka shpifje te gjithe njelloje Jane.

  • karadakliu: 07/02/2023 10:42

    NESE, PROKURORIA SHQIPTARE, NUK HETEN KETA DY KRYEHAJNA. ATEHERE, AS NUK KA ARSYE TE EKZISTOJE FARE.

    Përgjigju
  • ela: 07/02/2023 10:31

    kjo eshte nje nga ato qe ilir meta mbaroi pune dhe nuk e nisi jasht shtetit si vajzen e shpreses por e nisi ne prokurori

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj: 07/02/2023 10:08

    OK ZEV BROZI:Por Ju e dini më mirë se kushdo se DREJTËSINË E KA TREDHUR SB 92.Kan një të drejtë pasi Sb vret natën e qan ditën. -Manjola Kajana është femër dhe i merr urdhrat nga tjetër kush:Dumani,Kraja,Saliu,Argita,Like,Zeni..44.000 luftëtarët e Sb që po përgatit REVOLUCIONIN për të mbrojtur Amerikën nga E.Rama pse takoi zyrtarin e FBI në detyre..! -SPAK+GJKO..tashmë i drejtim e monitoron DASH(Ambsadorja në ikje ka humbur fare).Dhe A.Dumani ishte i preferuari saj.Dhe Duman-Dibrani nuk mund të bëj më tepër se Arben Kraja-Shkodrani. -Sb ka zënë prej koqesh E.Ramën për çështjen e FBI Amerikane sikur E. Rama po na prish me Amerikën që Sb tashmë e do shumë..! -DASH non gratën e Sb e la në rrugë në vënd që ta arrestonte fillimisht Sb familjarisht..dhe mandej piramida e korrupsionit binte menjëherë.Kështu do shpëtonte PD dhe Shqipëria. -Ju dhe Geri Kokalari nga Amerika keni shkruar më shumë se PS për Gërdecin,21 janarin,etj. -Drejtësia në Shqipëri nuk bëhet më sa të jen në Politikë Sb dhe Im. -Sb deklaroi se do zhbëj Reformën në Drejtësi që bën SHBA+BE+E.Rama.Që do kthej në detyra të korruptuarit 80 % që nxori Nokaud vetingu,duke i bër karshillëk të gjithëve.. edhe KRISHTIT E MUHAMETIT..! -Mallkuar qofshin ELEZ BIBERAJ,RAYRSONI,RAMIZ ALIA,LOBI SËRB-GREK-AMERIKAN QË E PRUNËN NË PUSHTET DHE E FALËN NË 1991,96,97,98,08,09,011.. SB..!

    Përgjigju
  • zhdrejtesia: 07/02/2023 09:20

    sapo bleu shpi te re madama, u zgjeru icike...likja din te ndaje sh.mire

    Përgjigju
  • Arber: 07/02/2023 09:14

    Kjo "biba" ka shkuar aty per pahen dhe privilegjet.Kur vjen rasti tek pune ben ate qe ka bane bere prokuroret ne krye te heres ne kete vend , gjejne artifica per te vere avokatin e te forteve dhe ashpersojne ligjit me perte per te vobektet .JA DHE REZULTATI . GJITHE DITEN FLASIN TE PAUDHET PER TI BERE LAVAZH TRURI POPULLIT , Ndersa kjo spakesha ngroh vese dhe merr rrogen e majme qe paguajne per te taksapaguesit (vetem te ndershmit ne kete vend ) .

    Përgjigju
    • Bita: 07/02/2023 15:09

      Sa e shemtuar eshte kjo more Aman por leket I Ben se eshte mbesa e policit te burger Tahir Hysa , dhe bija e te famshmit Hajredin Hysa gjyqtar, kryetar gjykate be kohen e Enver hoxhes qe te shkelte me kembe , por bravo ju qofte e kane ngrene me te gjithe leket i kane neper Banga. Me emra te rreme dhe ju lunate, kjo prekurorja ka qene studente e angazhuar me forumin e PD dhe keshtu po bejne qef turp te mbrosh Sali Berishën zjarrvenesin e Shqiperise, por edhe Manjolka me keto do te shkoje por hec se para ka me these e Nuk din ku ti coke.

    • Racky: 07/02/2023 15:02

      Se kuptoi perse u ngrten istucionet e spakut per te mbrojtur te korruptuarit hajdutet e shqiperise ???

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja