TIRANE - Gjatë ceremonive përkujtimore për të rënët e luftës italo-greke, pjesë e homazheve në varrezat e Boboshticës ka qenë edhe Naum Disho, ish-kreu i OMONIA-s. Naum Disho, i dënuar rreth një vit më parë me një vit burg nën akuzën “për dhunim të varreve”, tashmë ka arritur t’i shmanget drejtësisë dhe mund të shëtisë i lirë.
Pasi Gjykata e Lartë e ktheu për rishqyrtim çështjen e Naum Dishos, ky i fundit mbetet i lirë deri në një vendim të ri të Gjykatës së Faktit në Korçë, gjë që ka sjellë edhe daljen publike të tij. Gjatë kësaj ceremonie Disho, qëndronte përkrah deputetes së partisë “Demokracia e Re” në Greqi, Maria Antoniu.
Ceremonia fetare është mbajtur në varet 200-vjeçare të fshatit Boboshticë në nderim të ushtarëve grekë të rënë në luftën italo greke në vitin 1940. Pjesë e kësaj ceremonie përkujtimore kanë qenë përfaqësuesit e Organizatës "OMONIA", konsullatës greke në Korçë, por edhe dhjetëra vizitorë që kanë mbërritur nga shteti grek .
(jd/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com