Osman Stafa shkruan se Partinë Demokratike e mbajtën gjallë heronjtë dhe jo tregtarët, ndaj dhe sipas tij, ajo nuk do të vdesë kurrë.
Stafa thotë së të gjithë këta zotërinj që kishin mundësinë për të drejtuar PD duhet të kuptojnë se PD nuk vdiq falë shpirtit të demokratëve dhe qytetarëve të thjeshtë.
Osman Stafa u shkarkua para zgjedhjeve vendore, duke lene PD e qytetit bregdetar me kryetar te emëruar jo të zgjedhur.
Ndërkohë që Basha ka ngrirë funksionet drejtuese dhe ka shpallur kandidaturën për një mandat të dytë në krye të PD.
Statusi i plotë e ish-kreut te PD Durres
Partine Demokratike e mbajten gjalle heronjte dhe jo tregtaret! PD-ja keto vitet e fundit ka kaluar dhe po kalon momente te veshtira. Momente qe çdo force politike i kalon ne rrugetimin e saj.
Sot gjithkush ka ku e drejton gishtin, pse jo tek te gjith Ju !? Po te gjithe jane pjese e pergjegjsisë nga kryetari Basha, sekretari i pergjithshem, kryesia, ish deputetet apo kandidatet, ish drejtuesit politik dhe te administrates etj etj. Ju kishit pergjegjesine e perfaqesimit dhe privilegjin e pushtetit.
Se pari, keta zoterinjte duhet te kuptojne se PD nuk vdiq fale, shpirtit te demokrateve dhe qytetareve te thjeshte. Uljuni ne gjunje, falenderoni dhe kerkojuni falje se NE jemi ketu nga gabimet, intrigat apo paaftesia Juaj. Ju s’jeni askush pa Ne, Ne treguam qe jemi dhe pa ju.
Gabimet tuaja beni mire t’i ndreqnit dje .. sot te gjithe e kuptojme ku jemi. Sic e keni nis doni te humbasim rrugen per neser, ju siguroj qe gaboheni.
Garoni sipas rregullave, respektoni statutin dhe vlerat e PD dhe mbi te gjitha qytetaret dhe vecanërisht demokratet.
Jepni alternativa zgjidhje duke analizuar rrugen tuaj te gabimeve, se sot kryetar kuvendi keni Gramoz Rucin (jo vetem ky), ish minister i Ramiz Alis… ky eshte Turpi juaj dhe jo i joni.
Rriteni veten me vendimet dhe zgjidhjet qe beni. Në vlerat qe ju mbartni kemi dhe Ne aksionet tona, sepse dhe Ne kemi investuar ne rritjen tuaj. PD ka 27-te vite qe ka lindur, ne rrugen e saj plot suksese dhe deshtime, ju me shume se ne jeni pjese dhe perfitues nga pushteti i saj, ne thjesht ndame dhimbjet e mekateve tuaja.
Republika ka 105 vite qe ka lindur ndonse ngadale, por ka ecur, mos i ndërroni emrin, por ritmin per te ecur perpara. Partia Demokratike nuk eshte nje cope letër, por Ajo eshte nje enderr e bere realitet dhe Ne s’ju lejojme qe per inatet tuaja mbi te, ju te derdhni vrerin tuaj!?
PD-ja eshte shume me e bukur se ju, shume me e forte dhe shume here me e madhe se ju dhe ju s’keni force ta ndalni PD. Sa me shume te shani njeri-tjetrin aq me shume zvogeloheni… Ju cilesoj se PD kur nuk ka vdekur dhe nuk vdes me kurre …
Ate e mbajten gjalle heronjte dhe jo tregtaret e votes. Respekte per cdo demokrat qe ne keto momente te veshtira vendos nje tulle dhe nuk e gjuan me gure partinë e lirise-Partinë Demokratike.
dy.b/shqiptarja.com