Ish kreu i PD-së në Kukës, Ibsen Elezi në Report Tv: Flamur Noka iku se preu në besë kuksianët! Berisha përgjegjës për shkatërrimin e partisë

Ish kryetari i PD-së në Kukës, Ibsen Elezi në një intervistë në Report Tv foli për largimin e Flamur Nokës nga qarku i Kukësit si dhe shkatërrimin e që sipas tij po i bëhet Partisë Demokratike. Elezi njihet si një nga kritikët më të ashpër të Lulëzim Bashës, duke e bërë përgjegjës jo vetëm atë për shkatërrimin e partisë, por edhe Sali Berishën, që sipas të cilit nuk po merret me gjëra themelore të partisë por shtrembëron realitetin me deklarata se Basha mund të jetë kryeministër. Elezi shprehet se Berisha ka ndikim te shumë demokratë dhe ky shtrembërim realiteti i futur ata në qorrsokak.

"Përgjegjësit kryesorë janë shumë që po shkatërrojnë PD, përfshirë edhe zotin Berisha i cili po sheh se çfarë ndodh në PD dhe nuk merret me asnjë element  thelbësor nuk di sa kohë. Pastaj del e thotë se Basha mund  të jetë kryeministër është përgjegjës direkt duke shtrembëruar realitetin, duke shtrembëruar realitetin ka futur në qorrsokak të gjithë  demokratët pasi ka njerëz që e besojnë. Ka rreth 30 vite drejtuesi i PD. Berisha jo vetëm që e ka propozuar Bashën, por ka qenë dhe në marrëveshje me Soros, pasi Basha është një nga njerëzit e tij", tha Elezi.

Largimi i Flamur Nokës nga Kukësi dhe kandidimi i tij në Tiranë, për Ibsen Elezin është se ai preu në besë kuksianët dhe kjo ndodhi që në zgjedhjet e 2015 dhe më pas në protestën e tyre për traun në rrugën e Kombit. Elezi tha se Noka u bë pjesë e rrjetit që katakulptim të njerëzve që nuk e meritonin postin në PD apo poste drejtuese.

"Që nga momenti i zgjedhjeve të 2015, reputacioni i Nokës është vënë në diskutim në Kukës, për shkak se hyri dhe ai në labirintin e katakulptimeve të njerëzve që nuk e meritonin dhe nuk mbajti një qëndrim asnjë dinjitoz. Për shembull ish kryetarin e  bashkisës Kukës në 2015 e morën brenda ditës dhe e bënë anëtar kryesie.  Një nga këto prapaskena që njoh filanin sille këtu, por kjo nuk është politikë.  Kur kuksianet bënë protestën kundër Rëmës  për traun në rrugën e kombit, zoti Noka vinte e thoshte jemi  të shitur tek Edi Rama. Pa logjikë, e ka thënë me zë e figurë në parlament. U bënë të gjitha format për të dështuar protestën dhe që ajo të mos bëhej sërish në shtator të 2017, para syve të kuksianëve këto kanë dal si njerëz që na kanë prerë në besë dhe zoti Noka e ka kuptuar. Mund ta kenë detyruara po jo këto janë marrëdhënie të brendshme brenda një lobi që funksionon aty" tha Elezi.

I.K//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Uli: 28/09/2020 23:12

    Aman po ne tirane pse na e sollet mulin

    Përgjigju
  • Ziaqini: 28/09/2020 22:15

    Muli eshte specja me e peshtire me e neveriteshme dhe me spurdhjake e mundeshme. Basha e ka humbjen e sigurte nqs e kandidon. Bogdani eshte edhe me legen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja