Ish-kreut të sindikatave
i sekuestrohen 300 mijë euro

Ish-kreut të sindikatave<br />i sekuestrohen 300 mijë euro
Sektori i Kundër Pastrimit te Parave në Departamentin Kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë dhe Njësinë e Përbashkët Hetimore Task-Forcë në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Sindikalisti”, me vendimi të gjykatës sekuestruan pronat dhe llogarit bankare të shtetasit Valer Behar Xheka, vjeç 61, banues në Tiranë si dhe të familjarëve të tij.

Janë arritur të sekuestrohen rreth 278.823 USD, 98.045 Euro dhe 400.000 Lekë (të rinj). Po ashtu janë sekuestruar 3 ndërtesa me sipërfaqe 1.800 metra katrorë dhe një sipërfaqe trualli 6909 metra katrorë në Tiranë.

Nga një hetim intensiv dhe profesional i Sektorit Kundër Pastrimit Parave në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me Njësinë e Përbashkët Hetimore Task-Forcë në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka rezultuar se shtetasi Valer Xheka gjatë kohës që drejtonte BSPSH-në, nëpërmjet “Shpërdorimit të Detyrës”, ”Mashtrimit” dhe ”Falsifikimit të Dokumenteve”, ka përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme ish shtypshkronjën “11 Shkurti” (tre ndërtesa, një njëkatëshe, një dykatëshe dhe një trekatëshe me sipërfaqe 1.800 metra katrorë” dhe një sipërfaqe trualli 6909 metra katrorë në vendin e quajtur “Kodra e Priftit” Tiranë, të cilat ishin prona të BSPSH-së.

Nga Sektori kundër Pastrimit Parave në Departamentin Kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë, vazhdon puna dhe po kryhen hetime mbi gjithë aktivitetin e tij kriminal.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Firmoset marrëveshja me Fondin e Katarit, për sheshin fundor te 'Bulevardi i Ri', Veliaj: Pajë që do t’i mbetet Tiranës! Fokus te puna, që të lëmë gjurmë, jo te zhurma

Firmoset marrëveshja me Fondin e Katarit, për sheshin fundor te 'Bulevardi i Ri', Veliaj: Pajë që do t’i mbetet Tiranës! Fokus te puna, që të lëmë gjurmë, jo te zhurma