TIRANE- Ish kryeministri Sali Berisha, me anë të një postimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, ka shprehur keqardhjen dhe ngushëllimet e tij për vdekjen e Presidentit të EPP, Ëilfried Martens. Berisha ishte edhe ne ceremoninë e organizuar në Belgjikë ditën e djeshme
Ish kryeministri Sali Berisha ka marrë pjesë dje në ceremoninë shtetërore e varrimit të presidentit të PPE, Ëilfried Martens, i cili ndërroi jetë disa ditë më parë. Ceremoni kjo që u zhvillua në Katedralen e qytetit Genti, në Belgjikë. Me anë të një postimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Berisha ka shprehur keqardhjen dhe ngushëllimet e tij për vdekjen e Presidentit të EPP, Ëilfried Martens. Ai e fillon me një fjali që e ka shkruar edhe në librin e tij të nderit “Kur humbet një mik të çmuar ke humbur një pjesë të çmuar të vetvetes!”. Në llogarinë e tij në Facebook, ai shkruan: “Të dashur miq, sot (dje) mora pjesë në ceremoninë solemne shtetërore të lamtumirës të Presidentit të EPP Ëilfried Martens, që u zhvillua në Katedralen e qytetit Gent.
Në këtë ceremoni morën pjesë Presidenti i Këshillit Europian Van Rompuy, Presidenti i Komisionit Europian Barroso, Kryeministri dhe autoritet më të larta të Mbretërisë së Belgjikës, Kancelarja Merkel dhe shume presidentë e kryeministra të Qëndrës së Djathtë të vendeve europiane, Kryetari i Grupit Palramentar të EPP Joseph Daul si dhe drejtues e perfaqësues të 74 partive anëtare të EPP nga mbarë Europa”, është shprehur Berisha, duke shtuar se “Ëilfried Martens ishte një flamand, belg dhe europian i madh por mbi të gjitha ai ishte nje burrë, shtetar dhe mik i jashtëzakonshëm për të gjithë ata që patën fatin e madh të kenë miqësinë e tij. Për mua dhe për Shqipërinë dhe shqiptarët, Martens ishte një mik i rrallë.
Ai e deshi shumë dhe e vizitoi disa herë Shqipërinë. Për më shumë se dy dekada ishte mbështetës ndër më kryesor i demokracisë shqiptare”. Ish-kryeministri Berisha është ndjer krenar për një mik, që ai e quan të çmuar. “Unë ndjehem sot krenar që patëm nje mik te çmuar, vigan si ai por dhe shumë i pikëlluar që do na mungojë. Kur humbet një mik të çmuar humbet një pjesë të çmuar të vetes tënde. Me këto fjalë që më dolën nga zemra mbylla dedikimin tim në librin e tij të nderit! Lamtumirë miku i madh, i imi dhe kombit tim, President Martens! Sb”, përfundon ai.
Ceremonia
Të pranishëm në ceremoni kanë qënë krerë shtetesh, kancelarja Angela Merkel, presidenti i BE-së Rompuy si dhe ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha. Ish-kryeministri belg dhe presidenti i Partisë Popullore Evropiane, Ëilfried Martens, ka nderuar jetë në moshen 77-vjeçare. Martens lindi në 19 prill të vitit 1936, ai ishte kryeministër i Belgjikës nga viti 1979 deri në 1992, me përjashtim të një periudhe tetëmujore në vitin 1981. Martens ishte një nder themeluesit e PPE në vitin 1976 dha ka shërbyer si presidenti i sa që prej vitit 1990. Nën udhëheqjen e tij, PPE ka rritur në grupin më të madh politik në PE dhe ka ndikuar jashtëzakonisht shumë politikën e BE-së. Së fundmi, ai kishte deklaruar se do të linte përkohësisht funksionet si president i PPE-së për arsye shëndetësore e ndërsa në dorë drejtimin e kësaj partie në PE do ta marrë Joseph Daul.
Shkrimi u publikua sot (20.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com