BERLIN – Ish-kryeministrja ukrainase Yulia Tymoshenko, e cila u lirua nga burgu muajin e kaluar, ka mbërritur në Gjermani për një trajtim më të specializuar mjeksor me kërkesën e kancelares gjermane Angela Merkel.
 
Menjëherë sapo zbriti në aeroportin Schonefeld të Berlinit, Tymoshenko u shtrua në spitalin Charité, raportoi agjensia e lajmeve gjermane DPA.

Një konferencë për shtyp pritet të mbahet gjatë ditës së sotme por burimet theksuan se Tymoshenko mund të mos marr pjesë. Ish-kryeministrja e Ukrainës mbërriti në Berlin nga Dublini ku ajo mori pjesë në takiminn e Partive Popullore Europiane.

Redaksia online
(el.sk/shqiptarja.com)