Ish kryeprokurori Hajdari ironizon Berishën: Padia ndaj Blinken çon në konflikt me SHBA! Saliu bashkë me Llallën arreston edhe presidentin e SHBA-së

Ish kryeprokurori i Apelit, Shkëlqim Hajdari  e ka cilësuar si deklaratë të pamenduar që mund të çojnë në konflikt SHBA dhe Shqipërinë padinë për shpifje të Berishës ndaj sekretarit amerikan të shtetit Antony Bliken. Në emisionin "Repolitix", Hajdari thotë se habia në këtë padi është se Berisha beson vërtetë se Blinken do gjykohet dhe dënohet për vendimin për të futur familjen Berisha në listën e zezë të SHBA. Madje Hajdari duke komentuar edhe vendimin për dënimin e Adriatik Llalla , i shpallur dhe ai non grata nga SHBA, ironizoi se të së bashku Berisha dhe Llalla jo vetëm sekretarin Blinken, por edhe presidentin e SHBA e arrestojnë. 

" Është në ngjarje historike pasi Berisha dhe të gjithë të tjetër  do i japin përgjigje popullit shqiptar pse në Shqipëria është një nga vendet më të korruptuara në botë.  Disa çështje penale SPAK i ka në dorë që lidhen me familjarët e Berishës si çështja e boronicës, klubit partizani apo siç do bëhet së shpejti edhe çështja e Gërdecit. Berisha ka një karriere të gjatë politike, sot duhet mirëkuptuar për qëndrimin që ka mbajtur sepse mirë që nuk shkoi deri sa ti shpallte lufte SHBA. Berisha mirë që mendon se do të padisë sekretarin amerikan të shtetit , por beson se do të gjykohet dhe do të dënohet.  Berisha me Adriatik Llallën jo vetëm Blinken por dhe presidentin e SHBA shkon e arreston në zyrë. Berisha është në një pozitë të vështirë, por këtë duhet ta përdorë në mënyrë të dinjitetshme dhe të mos bëhet shkak që me deklarata e tij të pamenduara të bëhet shkak për konflikt mes SHBA dhe kombit shqiptar. SPAK është në të drejtën e vetë t'i kërkojë agjencive ligjzbatuese amerikane nëse disponojnë prova e fakte që implikojnë Berishën dhe zyrtarë të tjerë përqark tij si në arsyetimin e vendimit të DASH", tha Hajdari.


Lajmi kryesor:

Berisha ‘non grata’, Bamir Topi në Report Tv: Reagimi institucional, jo personal! SHBA ka shumë informacione! Politikanët tanë kanë punuar për interesa personale


  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës