TIRANE- Ish-Kryeprokurori, Arben Rakipi, ka ngritur dyshime në lidhje me ligjin për lejimin e hetimeve të EULEX-it në Shqipëri, për të verifikuar akuzat e Dick Marty-t. Sipas Rakipit, shumë dispozita të ligjit të votuar me 84 vota në Parlament do të krijojnë një ngërç juridik, pasi janë edhe pjesë e Kodit të Procedurës Penale dhe nga pikëpamja juridike ky kod në vend, është një ligj hierarkik më i lartë.
"Në këtë pikëpamje shihen dispozita të këtij ligji, të cilat vihen në dyshim lidhur me aplikueshmërinë e tyre, përsa kohë ligji në pikëpamjen e hierarkike më të lartë i rregullon gjërat ndryshe. Kështu që kush ka të bëjë me këtë ligj nesër, kur ai do të nisë të aplikohet, ose kushdo që mund t'i nënshtrohet këtij ligji si dëshmitar, do të verë në pikëpyetje faktin se cilën dispozitë juridike të zbatojë, këtë që po flasim bashkë, apo elementët që janë të përshkruara hollësisht në Kodin e Procedurës, që nga pikëpamja hierarkike është ligj më i lartë", tha Rakipi.
Më tej ish-prokurori i Përgjithshëm shprehet se u demonstrua i gjithë vullneti i duhur, për t'i dhënë atë të drejtë, që shqiptarëve nuk i është dhënë asnjëherë. "Them se ka zgjidhur situatë politike, duke e marrë në tërësi, si tek kompetencat, privilegjet, mënyrën e komunikimit të autoritetit të huaj, ashtu deri tek një mungesë totale reciprociteti, kur vjen fjala për situata të ngjashme, të cilat shqiptarët mund t'i kenë patur në jetët ose kurrizin e tyre. Gjëmat që ata kanë vuajtur gjatë këtyre viteve dhe kërkush nuk është kujdesur që të bëjë një ligj të ngjashëm, në mënyrë që t'i lejojë shqiptarëve për të verifikuar çfarë ka ngjarë me ta", thotë Rakipi. Ai më tej tha se "Gjykatës Kushtetuese kanë të drejtë t'i nënshtrohet vetëm personat që do të preken nga ligji".
(jd/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com