Lulzim Basha merr një tjetër goditje të fortë në kulmin e fushatës elektorale për zgjedhjet parlementare të 25 Qershorit.

Kryetari i PD-së së Vlorës, Moisi Meminaj ka kaluar me LSI-në.

Ai ka postuar një foto me Ilir Metën, duke shkruar “me presidentin”.
moisi meminaj
(Ish-kreu i PD në Vlorë, Moisi Meminaj foto me Ilir Metën)

Meminaj:Më lanë pas dore, i detyruar të shkoj te LSI, Meta më mbështet
Në lidhje telefonike për Report Tv Meminaj është shprehur: “Ka qenë një vendim i vështirë për mua pasi kam sakrifikuar vite për PD-në e Vlorës, por lënia pas dore dhe duke mos patur asnjë përkrahje duke më larguar nga PD që para një viti, jam detyruar të shkoj tek LSI, ku kam marrë dhe mbështetjen  e Ilir Metës, ai thotë se nga zona ku unë jetoj dhe shumë miq te mitë janë larguar nga PD dhe janë anëtarësuar tek LSI.”

Meminaj u mënjanua nga Ristani dhe Flamur Noka dhe Basha nuk e përfshiu në listat e kandidatëve për deputetë.

Ndaj dhe me sa duket ai ka vendosur të kalojë me LSI-në.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com