Ish-legjenda e Barcelonës, Xavier Hernandez pas largimit nga Barcelona për në Katar ka shprehur dëshirën se vendin e tij si udhëheqës i mesfushës së katalanasve duhet ta zëri Marco Veratti, pasi i ka të gjitha cilësitë për t’u bërë.

Mesfushori italian Marco është duke shkëlqyer me kampionët e Francës dhe sipas Xavit, ka ardhur koha që ai të tregojë vlerat edhe në ‘Camp Nou’.

“Veratti më mahnitë me lojën e tij. Më pëlqen vizioni që ka ai për lojën. Është një mesfushor që di si ta udhëheqë skuadrën dhe kur skuadra e humbet topin”.Barcelona do të ishte skuadra ideale për të dhe do të doja ta shihja një ditë me fanellën e Barçës”
, ka deklaruar lojtari 35 vjeçar.

Redaksia Online
Gre.M/Shqiptarja.com