Ish-lojtari i Liverpool-it: Trajneri më 
ka përdhunuar për katër vjet rresht

Ish-lojtari i Liverpool-it: Trajneri më <br />ka përdhunuar për katër vjet rresht
Paul Stewart, ish-lojtari i Liverpool-it ka rrëfyer një histori të rëndë që ka ndodhur në fëmijërinë e tij, ku është përdhunuar për 4 vite radhazi nga trajneri i tij.

Në një intervistë, lojtari ka treguar se përdhunimi ka ndodhur kur ai luante për skuadrat e vogla.

Ish lojtari i Liverpool dhe Tottenham me lot në sy ka rrëfyer se nuk tregonte dot për përdhuminin pasi trajneri e kërcënonte se do t’i vriste prindërit, motrat dhe vëllezërit.

“Më kanë përdhunuar për katër vjet rresht, nuk mund të tregoja asgjë sepse familja ime në rrezik, më kërcënonte se do më vriste prindërit, motrat dhe vëllezërit’’, ka deklaruar Stewart i cili sot është 52 vjeç.

Pas Stewart edhe disa lojtarë të Crewe Alexandra, e cila aktualisht ndodhet në kategorinë e katërt, Andy Woodward, 43 vjeç, Steve Walters, 44 vjeç, Jason Dunford dhe Chris Unsworth 44 vjec akuzuan trajnerin e tyre të asaj periudhe, Barry Bennell se i ka ngacmuar seksualisht kur ishin fëmijë.

Paul Stewart
   (Paul Stewart)

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve