Ish menaxheri: Familja të tregojë
gjendjen e Schumacher
 

Ish menaxheri: Familja të tregojë<br />gjendjen e Schumacher<br /> 
Pas më shumë se 3 vitesh, ish menaxheri i Michael Schumacher, Willi Weber, ka reaguar në lidhje me vendimin e familjes së 7 herë kampionit të Formula 1.

Ai është shprehur se familja e Schumacher duhet të thyej heshtjen dhe tu tregojë miliona fansave të pilotit se si është gjendja e tij shëndetësore, por ata nuk pranojnë këshilla.

Sa herë bie telefoni, shpresoj që të jetë Michael, që ta pyes se si është”, është shprehur Weber.

Willi Weber e ka qenë pjesë e karrierës së pilotit të Formula 1, pasi ai e ka shoqëruar që prej ditëve të fëmijërisë, kohë kur Schumacher filloi karrierën e tij,
e deri në shkëlqimin në Formula 1, ku fitoi edhe 7 tituj kampion.

Michael Schumacher, u aksidentuar gjatë skijimit më 29 dhjetor të vitit 2013, ku mori dëmtime të shumta. Që prej atij momenti shumë pak dihet për gjendjen e pilotit, pasi familja e tij nuk ka dhënë asnjë informacion nëse gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar apo është rënduar më shumë.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Bosnje, vijojnë kërkimet për 40 të zhdukur! Kroacia ofron 10 milionë euro për ndihmë urgjente! Në 

Përmbytjet në Bosnje, vijojnë kërkimet për 40 të zhdukur! Kroacia ofron 10 milionë euro për ndihmë urgjente! Në