Ish-ministri teknik i Punëve të Brendshme, Dritan Demiraj, ka humbur një person tepër të dashur të familjes. Demiraj i ka dhënë lamtumirën e fundit xhaxhait të tij, Mensur Demiraj, përmes fjalëve prekëse në faqen e tij në ‘Facebook’.

Ai ka ndarë dhimbjen me miqtë virtualë, teksa shkruan se ka momente kur lutjet për njeriun e afërt nuk janë të mjaftueshme për ta mbajtur midis nesh.

“Ka momente kur lutjet per njeriun e afert nuk jane te mjaftueshme per ta mbajtur midis nesh. Xhaxhai im i dashur Mensur Demiraj, jetove me nder, e sherbeve si model per te tere ne! Gjithe jeten te kam dashur pa mase, une dhe gjithe familja jone e madhe. Te qofte e lehte rruga”, shkruan Demiraj. 

demiraj
(Mesazhi i ndjerë i ish-ministrit Dritan Demiraj)

d.c./shqiptarja.com